Aktorja e famshme italiane Sabrina Ferilli, një ndër ikonat e kinemasë, ka postuar një foto duke ngrënë panine me ricotta (gjizë për shqiptarët).
Ferilli, shumë e famshme për pamjen e saj, por mbi të gjitha format e bëshme dhe të bukura trupore, ka lënë jo rastësisht buzët e lyera me gjizë dhe pozon me një gjysmë buzëqeshje në fytyrë.
Kaq ka mjaftuar që ajo të tërheqë vëmendjen e shumë kujt, duke marrë plot 3 mijë e 500 komente, ku spikati ai i politikanit shqiptar: Petrit Vasili.
‘Brava e splendida’ ka shkruar Titi, të cilin e kuptojmë kur shkruan splendida (e shkëlqyer), por këtë brava (e zonja) nuk e morëm vesh. Mbase e ka patur për Sabrinën në përgjithësi, se nuk besojmë ta kishte për gjizën mbi buzë.
Gjithsesi, sot është një kohë shumë e bukur me diell e njeriut i lejohen edhe ëndërrimet, sidomos kur fushatë nuk bën dot se gjithçka e ka ‘marrë lumi’. /Pamfleti