Bota 7 Shkurt 2023, 08:40

Sezer Arslan: Çdo qytetar turk ka në shtëpi një "çantë tërmeti" me 2 gjëra elementare!

Shkruar nga Pamfleti
Sezer Arslan: Çdo qytetar turk ka në shtëpi një

Sezer Arslan, parukieri i njohur turk që jeton në Shqipëri ka zbuar një fakt interesant rreth tërmeteve në vendin e tij.

Ai tha se në Turqi populli është i edukuar dhe i trajnuar për të përballuar situata të tilla.

Parukieri i njohur turk tha se në shtëpinë e secilit qytetar turk ka një çantë tërmeti me disa sende të nevojshme.

Biseda në studio e Opinion:

Sezer Arslan: Çanta, gjërat më të rëndësishme që ka brenda është bilbili…

Blendi Fevziu: Bilbil? Që nëse ti mbetesh nën rrënoja, të kesh mundësi për t’i rënë bilbilit dhe të identifkohesh.

Sezer Arslan: Bilbili dhe diçka tjetër, që të dyja janë si më të rëndësishme, drita.

Blendi Fevziu: Ju keni një çantë me bilbil, me dritë.

Sezer Arslan: Drita dhe duhet të ketë bateri.

Ermal Kaleci: Sapo hyra në faqen e Emergjencave Civile dhe duhet të ketë ushqime me kalori të lartë, vitamina për karbohidrate që përmbajnë ujë për humbjen e ujërave, fruta të thata, bilbil dhe elektrik dore./

Bota #Çdo qytetar turk ka në shtëpi një "çantë tërmeti" TURQI