Sport20 Shtator 2022, 20:17

Sezoni më i gjatë në histori, miratohet kalendari i të gjitha garave në Formula 1 për vitin 2023

Shkruar nga Pamfleti
Sezoni më i gjatë në histori, miratohet kalendari i të

Sezoni më i gjatë në histori, miratohet kalendari i të gjitha garave në Formula 1 për vitin 2023

FIA ka konfirmuar kalendarin për sezonin e ri, 2023, që do te jetë më i gjati në histori, me 24 gara në 21 shtete të botës, nga të cilat 9 do të jenë në Europë dhe 8 në Azi.

Sezoni do të startojë si gjithmonë me Çmimin e Madh të Bahreinit dhe do të përfundojë me atë të Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Garë që pritet me padurim është Çmimi i Masdh i Las Vegasit që do të debutojë më 18 nëntor, por interes do të ketë edhe rikthimi i Çmimit të Madh të Kinës, ndërsa gara e Francës është hequr nga kalendari.

Sport Formula 1 sezoni i ri