Aktualitet25 Qershor 2018, 22:42

Sezoni plazhit u hap më 10-20 Maj, Agjencia e Turizimit e bën tenderin 13 milionë lekë më… 15 gusht

Shkruar nga Pamfleti
Sezoni plazhit u hap më 10-20 Maj, Agjencia e Turizimit e bën tenderin

Sezoni plazhit u hap më 10-20 Maj, Agjencia e Turizimit e bën tenderin 13 milionë lekë më… 15 gusht

 Në fillim bëhen pazaret, pastaj letrat

Mos u çuditni, por kështu ka ndodhur me një vendim të Agjenicisë Kombëtare të Turizmit, sipas të cilës njoftohet shpallja e fituesit të tenderit, që do të kryej aktivitetet e nisjes së sezonit të plazhit në Shqipëri, ndërkohë që aktivitetet janë kryer.

Bashkitë e qyteteve bregdetare dhe vetë Agjencia Kombëtare e Turzimit, kanë publikuar me zë dhe me figurë, fjalime e daulle qysh gjatë muajit Maj 2018, nisjen e Sezonit të Plazhit në Durrës, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Lezhë e disa pika të tjera ku ka qenë edhe vetë kryeministri, duke raportuar “Bac, u kry kjo punë”!

E ndërsa puna rezulton e kryer qysh 1 muaj më parë nga një firmë private, tenderi për hapjen e Sezonit të Plazhit dhe shpalljen e firmës fituese që do kryej punën, “çuditërisht” është shapllur në datën 25 qershor 2018.

Sipas procedurave ligjore të tenderëve, deri në datën 30 qershor 2018, do të pritet konfirmimi për pranimin e lidhjes së kontratës nga firma fituese, do të pritet data 15 korrik 2018 për afatin e ankimimeve dhe pastaj, nëse nuk ka ankimime do të lidhet kontrata e cila ka afatin kohor të nisjes dhe përfundimit të punës.

Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, firma duhet ta realizojë hapjen e sezonit të plazhit brenda 14 ditëve nga lidhja e kontartës, që sipas llogarritjes së afateve, rezulton data 15 gusht 2018, ose 15 ditë para mbylljes së sezonit të plazhit, ndërkohë që firma private e ka kryer punën dhe Dakoa i Durrësit, Ademi e Shkodrës, Frroku i Lezhës dhe Koka e Sarandës kanë prerë shiritat e nisjes së sezonit qysh në fillim, në mes e në fund të muajit Maj, tani po bëhet vetëm tenderi, dmth, letra zyrtare për të qenë në regull me ligjin…/Pamfleti

 

Njoftim Fituesi/Agjencia Kombëtare e Turizmit

Aktualitet Agjencia e Turizimit e bën tenderin 13 milionë lekë më… 15 gusht Sezoni plazhit u hap më 10-20 Maj