Sport10 Nëntor 2018, 16:57

Sfida me Flamurtarin, Shehi ka një mendim shumë interesant!

Shkruar nga Pamfleti
Sfida me Flamurtarin, Shehi ka një mendim shumë interesant!

Orges Shehi tërhiqet nga futbolli, lë të hapur mundësinë e nisjes së karrierës si trajner (video)

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli para ndeshjes shumë të rëndësishme me Flamurtarin. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij do ta kalojë me sukses këtë moment delikat ku humbi vendin e parë pas humbjes me Laçin me rezultatin 2-0.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk ishim aty ku duhet në sfidën ndaj Laçit. Ne nuk fituam ndaj kurbinavse, por ne nuk duhet ta qajmë atë ndeshje, por të shohim përpara dhe të rikuperojmë që në sfidën e radhës. Do të mudohemi të korrigjojmë gabimet”.

41-vjeçari nuk pranon të krahasohet me Dajën, apo ta konsiderojë sfidë personale. Kjo nuk është ndeshje Daja-Shehi. Një sfidë ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarin. Ata na njohin ne, ne e njohim kundërshtarin. Kemi vite dhe eksperiencë në Superiore”. 

 

 

Sport Flamurtari shehi Skënderbeu