Sport 9 Shkurt 2022, 16:27

“Sfidë perfekte për Interin pas avantazhit të menjëhershëm, duhet të jemi konsekuent”, Kumbulla flet pas eliminimit ng

Shkruar nga Pamfleti
“Sfidë perfekte për Interin pas avantazhit të

“Sfidë perfekte për Interin pas avantazhit të menjëhershëm, duhet të jemi konsekuent”, Kumbulla flet pas eliminimit nga Kupa e Italisë

Pas humbjes ndaj Interit me rezultatin 2-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për fazën çerekfinale, në mikrofonat e “SKY Sport”, ka folur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, njëkohësisht edhe i Romës, Marash Kumbulla, i cili ka analizuar këtë disfatë ndaj kampionëve të Italisë:

“Siç tha trajneri, ne bëmë qasje të gabuar ndaj ndeshjes. Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi, sepse në pesë minutat e para luajtëm mirë, por për Interin ndeshja ishte më perfekte pas avantazhit të menjëhershëm.

Nuk shoh asnjë vështirësi në vendosjen e aksionit nga pas, sigurisht që të gjithë mund të përmirësohemi dhe nuk jemi në gjendje të themi se po bëjmë mirë.

Por të gjithë ne po japim maksimumin, edhe nëse ndonjëherë nuk duket, duhet të jemi më të qëndrueshëm gjatë sfidës. Ka problem mentaliteti dhe duhet të përmirësohemi sidomos në momentet negative.

Në ato situata ne duhet të jemi më shumë ekip për të vazhduar dhe për t’i kapërcyer ato shpejt.

Ndaj Xhenoas në pjesën e parë u munduam, më pas në pjesën e dytë dolëm mirë dhe nuk arritëm të fitonim jo vetëm për gabimet tona.

Duhet të jemi më konsekuent gjatë ndeshjes dhe me trajnerin do të mundohemi ta analizojmë më mirë ndeshjen për të gjetur vazhdimësi.”, përfundoi Kumbulla.

Sport Kupa e Italise Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar Roma