Me të kaluar mesnata, edhe në television mund të kalohet në rrëfim pa censurë.
Kështu, i ftuar tek “Live – Non è la d’Urso”, Vittorio Sgarbi ka rrëfyer se në kohën kur ishte i lidhur me Eva Robins, edhe ajo prezente në studio, kanë patur një marrëdhënie treshe me një grua shumë të famshme, e cila aktualisht ka ndërruar jetë.
Rrjeti u çmend duke provuar të gjente identitetin e njeriut të tretë.
Sgarbi i shpjegoi Barbara d’Urso-s që gruaja në fjalë ishte një “grua e jashtëzakonshme dhe shumë e famshme” dhe se ka qenë e ftuar tek vetë D’Urso disa herë.
Moderatorja nga ana e saj konfirmoi se mund ta ketë kuptuar se për kë bëhet fjalë.
“Kam kuptuar se kush është, por nuk mund ta them – konfirmoi d’Urso -. Një grua e mrekullusheshme, ma merr mendja që e ka bërë një gjë të tillë”.
Përsa i përket lidhjes pa mistere, është ajo mes Sgarbit dhe Eva Robin’s, një transeksual. Eva e vlerësoi shumë qëndrimin e kritikut të artit duke thënë: “Admiroj guximin që ke, je një ndër të paktët që ka shkuar në shtrat me transeksualë”.