alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shaip Kamberi nuk u zgjodh deputet sepse shqiptarët votuan për partitë serbe!

28/05/2022, 21:20
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Një absurd që të lë pa fjalë dhe ta ndalë frymën sa herë që mendon pasojat e politikës hegjemoniste serbe në degradimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbinë e Jugut, atje ku po pasivizohen adresat e shqiptarëve dhe po përthahet trungu etnik shqiptar. Medvegja, Bujanoci e Presheva janë shndërruar në vilajete të errta të politikave diskriminuese serbe dhe ishte pikërisht deputeti Shaip Kamberi, ai i cili në mes të Beogradit demaskonte me fuqinë e argumentit pasojat e këtyre politikave.

Në Tërnoc të Bujanocit ende ka nostalgji për Partinë Socialiste të Sllobodan Millosheviçit. Ky fshat është vendlindja e Shaip Kamberit, i cili e humbi garën për t’u rizgjedhur deputet në Parlamentin serb. Fshati i tij i lindjes nuk ia dha votat e duhura, sepse si duket pikërisht aty Millosheviçi ende i paska idhujt e tij… dhe për pasojë në Parlamentin e Serbisë në Beograd do të ketë një deputet më pak shqiptar.


-Lexo edhe:

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Në foltoren e këtij Parlamenti do të mungojë Shaip Kamberi. Ashtu deshti fshati i tij i lindjes Tërnoci. Votuesit shqiptarë nga ky fshat ndëshkuan bashkëkombasin e tij për llogari të daçiçëve e vuçiçëve. Një absurd ky i paparë. Një absurd që të lë pa fjalë dhe ta ndal frymën sa herë që mendon pasojat e politikës hegjemoniste serbe në degradimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbinë e Jugut, atje ku po pasivizohen adresat e shqiptarëve dhe po përthahet trungu etnik shqiptar. Medvegja, Bujanoci e Presheva janë shndërruar në vilajete të errëta të politikave diskriminuese serbe dhe ishte pikërisht deputeti Shaip Kamberi, ai i cili në mes të Beogradit demaskonte me fuqinë e argumentit pasojat e këtyre politikave.

Por si duket, nuk e paskemi ditur që përpos Vuçiçit e Daçiçit, fjalimet e Shaip Kamberit i paskan penguar edhe bashkëfshatarëve të tij në Tërnoc. Ndryshe s’ka edhe si të komentohet kjo mungesë votash për Shaip Kamberin, i cili po paguan koston e lartë të injorancës politike e kombëtare të votuesve shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Kamberi ka thënë se koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nga zgjedhjet e përsëritura të së premtes në Tërrnoc, ka marrë vetëm 598 vota, të pamjaftueshme për rizgjedhjen e tij.

Shaip Kamberi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të Serbisë. Ai ka thënë se 6 nga këto vota i ka marrë Partia Socialiste e Serbisë, ndërkohë që 10 të tjera janë shpallur të pavlefshme.

“598 vota i kemi marrë, për 13 vota nuk e arrijmë mandatin, sepse 6 vota ka marrë SPS dhe 10 të tjera janë të pavlefshme”, ka thënë Kamberi.

Sikur shqiptarët në Tërnoc të mos votonin për partinë e Vuçiçit dhe Daçiçit, Shaip Kamberi sot do të ishte deputet.

Sikur shqiptarët të dilnin në zgjedhje me një listë të përbashkët, sot sigurisht në Parlamentin e Serbisë do të shkonin të paktën tre deputetë shqiptarë. Por ndodhi ajo që pritej si pasojë e ndarjeve e përçarjeve brenda faktorit politik në Luginë të Preshevës.

Humbjen e Shaip Kamberit nuk duhet konsideruar vetëm si humbje personale të tij, por më tepër si humbje e sensit politik të shqiptarëve të kësaj ane për të demonstruar një politikë unike e gjithpërfshirëse. Me këtë faktori politik i Luginës së Preshevës përpos që dogji shansin për të përsëritur rezultatin zgjedhor të arritur në vitin 2020, kur u fituan tre mandate deputetësh, u rendit edhe në anën e gabuar të atyre që po punojnë natë e ditë në pastrimin e heshtur etnik të kësaj hapësire shqiptare.  /Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen
Anti-Mafia

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!
Kryesore

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!
Editorial

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29
Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite
Aktualitet

Zbardhet plani/ Pas Butrintit edhe Pallati i Brigadave me PPP; i jepet privatit për 20 vite

29/06/2022, 20:48
Bota

Çfarë thuhet për Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik të miratuar nga NATO?

29/06/2022, 20:07
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Shtyhet sërish finalja e Champions League, tifozët anglezë kapërcejnë rrethimin dhe futen pa bileta (Video)

Shtyhet sërish finalja e Champions League, tifozët anglezë kapërcejnë rrethimin dhe futen pa bileta (Video)

Berisha dublon të gjitha organet e PD, më 3 qershor zgjedh "nënkryetarët" dhe "Sekretarin e Përgjithshëm"

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

I dënuar në Itali për prostitucion, prokuroria kërkon konfiskimin e pronave për të riun nga Lushnja

30/06/2022, 12:22

Arben Ahmetaj: Ekonomia vetëm po rritet, kjo nuk vjen nga Zoti, por nga qeveria

30/06/2022, 12:19

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

Edmond Spaho thumbon ministren e Financave: Ndrysho fjalim, 4 muaj me të njëjtat gjëra

30/06/2022, 11:40
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In