Showbiz 1 Dhjetor 2022, 16:53

Shakira dhe Piqué arrijnë marrëveshje për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti
Shakira dhe Piqué arrijnë marrëveshje për

GRAFCAT3837 L,Hospitalet de Llobregat (BARCELONA) 01/12/2022.- La cantante colombiana Shakira acudió esta mañana al Juzgado de primera instancia y familia número 18 de Barcelona para firmar el acuerdo sobre la custodia de sus hijos que pactaron tras su reciente separación. EFE/Quique Garcia

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe Pique iu drejtuan gjykatës në Barcelonë për të nënshkruar marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve, të pritur nga një numër i madh gazetaresh dhe fotografesh.

Shakira dhe Piqué njoftuan javën e kaluar se kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë, pesë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.

Një marrëveshje pas 12 orë bisedimesh, ndërsa katër përpjekjet e mëparshme kishin dështuar.

Shakira ka marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 7 vjeç, të cilët do të shkojnë të jetojnë me të në Miami.

Megjithatë, Pique do të mund t’i vizitojë sa herë të dojë dhe shpenzimet e udhëtimit do të ndahen mes dy ish-bashkëshortëve.

Piqué fillimisht u përpoq të kundërshtonte vendimin e Shakirës për të jetuar në anën tjetër të oqeanit, por më pas u dorëzua për të shmangur përfshirjen e fëmijëve të tij në një mosmarrëveshje të vështirë.

Tani Milan dhe Sacha do të kalojnë Krishtlindjet me babain e tyre dhe më pas në fillim të vitit të ri do të ndjekin nënën e tyre në shtëpinë e re në SHBA.

Showbiz femijë marrveshje Shakira