Bota29 Korrik 2022, 12:28

Shau Vladimir Putin, priftin rus e lënë nervat dhe godet me kryq klerikun ukrainas (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shau Vladimir Putin, priftin rus e lënë nervat dhe godet me kryq

Një incident ka ndodhur në një funeral, ku  prifti rus Mykhailo Vasiliuk i Patriarkanës së Moskës sulmoi klerikun ukrainas Anatoly Dudko.

Sulmi ka ardhur pasi kleriku ukrainas ka bërë disa komente në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e nisur në Ukrainë.

Sipas mediave ukrainase, Dudko mësohet të ketë thënë se Vladimir Putin e nisi luftën në Ukrainë pjesërisht për të mbrojtur besimtarët e Kishës Ortodokse Ruse, gjë që shkaktoi një reagim të fortë nga prifti rus.

Videoja u postua nga inspektori lokal Serçig Timkov, i cili ka bërë të ditur se kleriku pasi është sulmuar me kryq nga prifti, ka pësuar lëndime të lehta.

“Për mendimin tim, incidenti kalon kufirin e arrogancës. Në bazë të asaj që kemi parë, unë kërkoj nga organet e rendit të sigurojnë rendin në çdo tubim ku ka konflikt”, tha Timkov.

Bota #Kleriku Ukrainas #Prifti Rus kisha Vladimir Putin