
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Korenë e Veriut se po furnizon me armë grupi e mercenareve “Wagner”.
Zëdhënësi John Kirby tha se SHBA ka provë për një gjë të tillë dhe kërkoi nga Peniani që të ndalojë dërgimin e armatimeve për grupin rus.
Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë gjithashtu imazhe satelitore duke pretenduar se ofrojnë prova se Koreja po i dërgon armatim grupit mercenar rus.
Koreja e Veriut ka mohuar më parë furnizimin e grupit “Wagner” me armë. Kirby shtoi se rreth 50,000 anëtarë të grupit “Wagner” janë vendosur në Ukrainë. Po ashtu ai tha se SHBA do ta shpallë grupin në fjalë organizatë kriminale.
Në imazhet satelitore të publikuar nga Shtëpia e Bardhë shihen trenat rusë duke lëvizur në territorin korean.