Politike18 Mars 2019, 14:43

“SHBA-BE do i japin ultimatum Ramës e Bashës”, Majko zbulon çfarë do ndodhë me krizën politike

Shkruar nga Pamfleti
“SHBA-BE do i japin ultimatum Ramës e Bashës”, Majko

"SHBA-BE do i japin ultimatum Ramës e Bashës", Majko zbulon çfarë do ndodhë me krizën politike

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, shpreh shqetësimin e thellë për krizën politike në vend, teksa e sheh situatën në një këndvështrim ndryshe nga eksponentët e tjerë të qeverisë.

Majko thekson se nëse Rama dhe Basha nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje, atëherë ndërkombëtarët do t’u imponojnë një gjë të tillë.

Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama thotë se vendimi i opozitës për djegien e mandateve dhe për t’u larguar nga Parlamenti ka qenë shumë radikal, ndaj edhe kërkon që situata të zgjidhet përmes një ndërmjetësimi dypalësh.

“Padyshim që opozita ka zgjedhur një mënyrë shumë radikale për të krijuar ngjarje që të tërheqin vëmendjen e plotë mbi të. Sa do ia dalë, kjo është një pikëpyetje që rëndon më shumë mbi të se sa mbi maxhorancën. A do të kemi ndërmjetësim? Unë mendoj se po.

Do të kemi ndërmjetësim. E mira do të ishte që kjo histori të mbyllej midis palëve. Por tani mendoj se kemi ardhur në një pikë që gjërat po vështirësohen, nuk po lehtësohen. Shqetësimi im është, se do të vijnë ndërkombëtarët dhe do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, deklaron Majko.

Politike Kriza politike Pandeli Majko SHBA-BE