
SHBA-BE nisin shfarosjen e kriminelëve me në krye Klement Balilin, Rama heq bllokadën pas urdhrit të Donald Lu
Juristët e qeverisë dhe ekspertët e huaj në Tiranë kanë nisur punën për të goditur të gjitha kokat e krimit. Donald Lu ka kërkuar edhe arrestimin e Klement Balilit, duke akuzuar qeverinë, policinë dhe përokurorinë se nuk kanë vullnet për ta arrestuar
Shqipëria është para disa zhvillimeve të rëndësishme. Pas ndërhyrjes nga jashtë, Edi Rama ka hapur rrugën për shfarosjen e të gjithë të fortëve në Shqipëri. Juristët e qeverisë, bashkë me ekspertë të misioneve të huaj në Tiranë, kanë nisur hartimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal për të goditur të gjitha kokat e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri.
Ligji, siç tha vetë Rama, do t’i japë kompetenca speciale policisë për të goditur të gjithë të fortët në Shqipëri. Policia do të ketë të tjera kompetenca për të përdorur forcën dhe armët, nëse të fortët bëjnë rezistencën më të vogël.
“E fundit, qeveria ka nisur draftimin e një pakete ndryshimesh në Kodin Penal për të goditur “të fortët”. Kështu quhet paketa “Të fortët”, të cilëve, përmes një trajtimi ekzemplar, përmes përshkallëzimit të presionit të Policisë së Shtetit në çdo territor, do t’u rezervojmë dhe ndëshkime penale ekzemplare për format e tyre të preferuara të karshillëkut ndaj ligjit, ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit.
Së shpejti, natyrisht, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën, duke shpresuar në mundësinë e kthimit të saj nga bota e filmave në terrenin e përballjes reale me kriminalitetin”, tha Rama sot.
Nisma ligjore vjen pas thirrjeve të forta dhe ndërhyrjes së amerikanëve për të goditur kokat e krimit në Shqipëri. Kujtojmë këtu deklartatat e forta të ish-amabsadorit Donald Lu, i cili në emër të SHBA ka kërkuar goditjen e organizatave dhe familjeve mafioze në Shqipëri. Lu ka përmenduar gjithashtu me emra kriminelët që janë liruar nga burgu, apo ata që janë prangosur dhe duan t’i shpëtojnë burguat me procedura.
Lu ka kërkuar edhe arrestimin e Klement Balilit, duke akuzuar qeverinë, policinë dhe përokurorinë se nuk kanë vullnet për ta arrestuar. Me ndryshimet e reja, grupet kriminale do të marrin një tjetër goditje. Ndryshimet synojnë edhe të rrisin dënimet për veprimtarinë e grupeve kriminale, me qëllim për t’i mbajtur sa më gjatë në burg, nga disa dekada deri në burgim të përjetshme.
Ekspertët po punojnë edhe për një ligj tjetër për izolimin përfundimtar të kokave të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri. Të gjitha kokat e krimit të dënuar më burgime të përjteshme do të izolohen totalisht./Pamfleti