Aktualitet14 Nëntor 2018, 13:33

SHBA-BE sms private prokurorëve dhe gjyqtarëve që dënuan Shullazin, tmerrohet ‘banda’ politike

Shkruar nga Pamfleti
SHBA-BE sms private prokurorëve dhe gjyqtarëve që dënuan

SHBA-BE sms private prokurorëve dhe gjyqtarëve që dënuan Shullazin, tmerrohet 'banda' politike

‘Pamfleti’ mëson se SHBA dhe BE iu kanë dërguar edhe mesazhe personale falënderuese dhe mbështetëse grupit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Trupa me gjyqtarët dhe prokurorët që dënuan Emiljano Shullazin dhe bandën e tij, kanë marrë mbështetje maksimale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkombëtarët kanë mbajtur sot qëndrime publike pro vendimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të dënuar me 55 vite burg një ndër bandat më të rrezikshme në Shqipëri, por ‘Pamfleti’ mëson se SHBA dhe BE iu kanë dërguar edhe mesazhe personale falënderuese dhe mbështetëse grupit të gjyqtarëve të drejtuar nga Fran Prendi dhe prokurorëve, të përbërë nga Besnik Muçi, Anton Martini, Gent Osmani dhe Donika Prela.

Dënimi i Shullazit shihet si një provë e fortë për guximin dhe besueshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shërbyer në organet e SPAK-ut, të cilat do të godasin korrupsionin dhe krimin në nivelet më të larta.

Ky grup me prokurorë dhe gjyqtarë tashmë e kanë rrugën e hapur për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, ku do të kenë në dorë fatin e shumë politikanëve të korruptuar dhe të inkriminuar./Pamfleti

Aktualitet denimi i bandes shullazi Emiljano Shullazi gjyqtarët prokurorët