Aktualitet24 Shtator 2018, 19:23

SHBA ‘dridh’ politikën një ditë para vendimit për Shullazin, nesër prova e zjarrtë e Arta Markut për t’i ç

Shkruar nga Pamfleti
SHBA ‘dridh’ politikën një ditë para vendimit

SHBA 'dridh' politikën një ditë para vendimit për Shullazin, nesër prova e zjarrtë e Arta Markut për t’i çjerrë maskën krimit

Ai aleati më i fortë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, SHBA paralajmëron politikanët një ditë para pretencës për Shullazin, që të mos guxojnë të marrin në mbrojtje kriminelin apo të shantazhojnë prokurorët që kanë marrë përsipër të hetojnë dosjen e tij

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një paralajmërim të fortë, teksa ka mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me dosjen “e nxehtë’ të bandës së Shullazit, e cila ka futur në sherr prokurorët kohët e fundit.

SHBA ju ka drejtuar një mesazh të qartë të gjithë prokurorëve ‘frikacakë’, që nuk pranuan të hetojnë dosjen ‘Shullazi’ dhe u revoltuan pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për t’i lëvizur ata nëpër rrethe. Duke folur për herë të parë për këtë çështje, ambasada e SHBA del në mbështetje të dy grave të forta të drejtësisë shqiptare, kryeprokuroren Arta Marku dhe kryetaren e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, SHBA kërkon të vendoset drejtësi, edhe në rastet më të bujshme dhe me rrezikshmëri.

“Populli shqiptar meriton një sistem drejtësie ku policia dhe prokurorët qëndrojnë së bashku kundër kriminelëve. Mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ky është një mesazh i qartë dhe i fortë për të gjithë prokurorët frikacakë, që për arsye të ndryshme nuk guxojnë të hetojnë ‘të fortin’ e lidhur me grupe të fuqishme politike e të biznesit, Emiljano Shullazin. Por, SHBA i drejtohet me këtë mesazh edhe të gjithë atyre politikanëve, që marrin në mbrojtje Shullazin dhe shumë banda të tjera të rrezikshme.

Ai aleati më i fortë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, SHBA paralajmëron politikanët një ditë para pretencës për Shullazin, që të mos guxojnë të marrin në mbrojtje kriminelin apo të shantazhojnë prokurorët që kanë marrë përsipër të hetojnë dosjen e tij.

Vetëm pak javë më parë, në intervistën e tij të fundit si ambasador i SHBA në Tiranë, Donald Lu deklaroi se ishte i skandalizuar nga ndikimi i fuqishëm i Shullazit, i cili sipas kryediplomatit, kishte shantazhuar dhe kërcënuar prokurorë e gjyqtarë, duke çuar në zvarritjen e çështjes.

Ditët e fundit, ‘Shullazi’ ka qenë kryefjala e drejtësisë shqiptare, por edhe e politikës. Goditja finale e tij do të ishte një sukses i madh për kryeprokuroren e Arta Marku dhe do të trondiste themelet e drejtësisë së kalbur, ku do të zbuloheshin dhe të gjitha lidhjet e tij me politikën, duke çuar në pranga pas tij edhe shumë koka të larta të shtetit./Pamfleti

Aktualitet ambasada e shba Arta Marku politika shullazi