alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

SHBA e BE ndëshkojnë Arben Imamin, Mimi Kodhelin e Olta Xhaçkën për shitjen e pronave të Flotës Detare

26/11/2021, 9:55
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
SHBA e BE ndëshkojnë Arben Imamin, Mimi Kodhelin e Olta Xhaçkën për shitjen e pronave të Flotës Detare

SHBA e BE ndëshkojnë Arben Imamin, Mimi Kodhelin e Olta Xhaçkën për shitjen e pronave të Flotës Detare

OSBE ka vlerësuar sot një investigim gazetaresk që denonconte shitjen e pronave të Flotës Detare Shqiptare për llogari të oligarkëve nga dy ministra të Edi Ramës: Mimi Kodheli e Olta Xhaçka. Skandal që ‘Pamfleti’ e ka publikuar një vit më përpara, madje shumë përpara se të publikohet dokumentari i gazetarit Ferdinand Dervishi. OSBE është organizata që financimet më të mëdha i ka nga SHBA dhe Gjermania. OSBE ka seli vetëm në demokracitë e brishta. Në vende të tjera OSBE nuk ka prezencë diplomatike.


-Lexo edhe:

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore, Apeli i Tiranës do të ketë 78 gjyqtarë; 32 mijë dosje në pritje

Çfarë ka ndodhur realisht?

Që prej vitit 2012, kur në krye të ministrisë së Mbrojtjes ishte Arben Imami, ndodhi një skandal që është shkelje e ligjit ushtarak të vendit. Që prej atëherë Forcat Detare Shqiptare drejtohen jo nga Oficerë detarë, por nga “kambale” siç quhen ndryshe oficerët e trupave tokësore.

Kjo sepse asnjë prej krerëve të Flotës Detare nuk ka pranuar të firmosë tjetërsimin e pronave të Marinës së Shqipërisë.

Shqipëria, tashmë që nga viti 2012 e komandon Flotën Detare Ushtarake jo nga oficerë marine por nga eprorë këmbësorie. Që nga këpucët, por natyrisht jo vetëm nga ato, ndryshojnë ushtarakët e Flotës Detare me ata të disiplinave të tjera tokësore. Oficerët e këmbësorisë mbajnë këpucë me qafa e gomë të trashë, pra kambale e marinarët këpucë elegante e të rehatshme.

Por kjo natyrisht është vetëm një detaj, pasi thelbi është më i thellë se kaq dhe ka të bëjë me gjënë më të rëndësishme për elitën qeverisëse në vend: “meritokracinë”.

Që prej vitit 2012, Flota Detare Ushtarake drejtohet nga oficerë këmbësorie. Në fillim e nisi Berisha dhe Arben Imami  dhe e vazhdoi Edi Rama me Mimi Kodhelin e më pas me Olta Xhaçkën. E cila emëroi, Gjeneral brigade Ilir Xhebexhi si Komandant të Flotës Detare. Xhebexhi është një oficer i këmbësorisë. Situata irritoi mjaft eprorët e rinj por edhe të vjetër të Flotës Detare, që e cilësojnë fyerje. Ish-kreu i FD, Vladimir Beja, deklaroi për këtë emërim se: “Është më shumë se një ofezë dhe një budallallëk i pa argumentueshëm dhe për partizanët, e jo më për një Flotë Ushtarake Detare, të një vendi anëtar të NATO-s”.

Por në fakt, ushtarakë të tjerë të marinës, theksojnë se ky veprim nuk bëhet thjesht për të fyer oficerët e këtij specialiteti, por ka të bëjë me tjetërsimin e pronave të shumta edhe të majme që posedon Flota Detare Shqiptare.

Nga Velipoja e deri në Sarandë, bëhet fjalë për perla dhe sasi të mëdha repartesh, deposh e territore trojesh, që po bëhen gati të dalin në treg me çmime “badihava”, pasi përfaqësojnë zona perla të bregdetit shqiptar.

Bëhet fjalë për territore të magjishme në Sarandë, Borsh, Porto Palermo, Himarë, Jalë, Karaburun, Orikum, por edhe pjesë të bregdetit Adriatik, kryesisht në zonën e Karpenit, atë të Bisht Pallës, Kepit të Rodonit, Lalëzit, Shëngjinit e deri në Velipojë.

Një pjesë e këtyre pronave që janë ish-reparte ushtarake janë privatizuar që nga koha e Arben Imamit, e sot kemi disa investime të dyshimta të lidhura me fije politikanësh në Shëngjin, Ranë të Hedhur, natyrisht Gjirin e Lalëzit, i cili ka qenë thuajse i gjithi territor ushtarak në kohën e komunizmit, por edhe në zonën e Velipojës.

Ndërkohë që tashmë nuk ka mbetur asnjë tokë e privatit pa u piketuar dhe abuzuar në bregdet, siç ndodhi me Palasën e zona të tjera, që kanë shkaktuar një kaos në kadastrën e Vlorës, dhe në fazën e ardhshme pritet të dalin në shitje perlat e Marinës sonë Luftarake në Pashaliman, Porto Palermo, Jalë, Himarë etj, që janë troje të cilët kushtojnë miliona dhe përbëjnë zona strategjike për investime në fushën e turizmit.

Në të shkuarën, kur Imami ishte ministër mbrojtjeje, u tentua që në procesin e privatizimeve të reparteve ushtarake të përdoren firmat e oficerëve të marinës, të cilët refuzuan kategorikisht. Ndaj dhe ministri i asaj kohe, theu për herë të parë “akullin”, duke vendosur Qemal Shkurtin, një oficer këmbësorie si Komandant i Flotës Detare.

Ndërkaq, në vitin 2007, kur ministër i Mbrojtjes ishte Fatmir Mediu, ndodhi dhe asgjësimi më i madh i pronave të patundshme të ushtrisë, kur u mbyll Akademia e Marinës në Vlorë dhe u ngrit punishtja famëkeqe e demontimit të municioneve në Gërdec.

Pas një “armëpushimi” me Gazmend Oketën në 2008-2009, me ardhjen e Imamit, u riaktivizua plani i pronave që u rimor edhe nga Mimi Kodheli me zyrtarin pranë saj Valdrin Pjetri, i cili u bë dhe mjeshtri i pasurive të patundshme në vend.

Një oficer i lartë, i cili sot është kapiten i një flote tregtare të huaj, bën të ditur se një oficer marine nuk mund të bëjë tjetërsimin aq kollaj të pronës, pasi ata kanë edhe kujtesën e vendodhjes së objekteve dhe trojeve që janë tjetërsuar dhe po tjetërsohen. Masakra është bërë në letra, ndërkohë “kambalet” natyrisht që nuk dijnë gjë dhe vendosin gjithçka nga “zero”.

Mungesën e emërimeve të oficerëve të marinës, Ministria e Mbrojtjes, e ka justifikuar me “mungesën” e  ushtarakëve të lartë që kanë plotësuar vitet për të marrë gradën e duhur dhe për ta drejtuar Flotën.

E sipas Xhaçkës ligji nuk ia ndalon të emërojë një gjeneral-brigade në krye të Forcës Detare, duke kujtuar se ka precedente të tillë në qeverisjen e mëparshme.

Bëhet fjalë pikërisht për emërimet e Gjeneral brigade Qemal Shkurti detyrë të mbajtur nga 15 gusht 2012 – maj 2015, të  Gjeneral Major Ylber Dogjani, nga 16 tetor 2015 – 16 shtator 2019.

Nga shtatë gjeneralët e dekretuar asnjë nuk vjen nga forcat detare dhe se zgjidhja është gjetur duke emëruar një gjeneral nga forcat e këmbësorisë.

Ndërkohë, që mundësia ka qenë që të gradohen Kapitenët e Rangut të Parë(kolonel) me titullin Admiral(Gjeneral) dhe gjithçka do të shkonte në rregull.

Ka 10 vjet që Marina drejtohet nga “kambalet”- këmbësorë, apo dhe nga depoxhinjtë e prapavijës!”.

Në historinë e Flotës Detare ushtarake nga 18 komandantë, vetëm 3 të fundit janë oficerë nga “toka”, kurse 15 të tjerët kanë qenë të gjithë oficerë marine.

Bamir Topi, kur ishte President Republike u përplas me Arben Imamin pikërisht për Flotën Detare.

Imami emëroi komandant të Flotës Detare, Kapitenin e Parë, Ferdinand Kreshpani, pa e dërguar për dekretim te Presidenti i Republikës. Ky vendim u cilësua i parregullt nga Presidenca, e cila bëri të ditur se është shkelur Kushtetuta. Pas korrespondencës me Presidencën, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, e anuloi vendimin e marrë. Por para se të ndodhte kjo, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, general-major Xhemal Gjunkshi, ka mbrojtur Imamin në emërim, pa e çuar për dekretim te Presidenti.

Megjithatë, përveç çështjes së pronave, një kleçkë tjetër që është në duart e Flotës Detare janë edhe negociatat e pritshme me Greqinë për të caktuar shefin Kontinental, Ujrat territoriale, por edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike.

Emërimi i Xhaçkës, ku në krye të Flotës vuri një “kambale” ndodhi pikërisht pas afrimit të Edi Ramës me Micotaqisin për çështjen e negociatave për detin. Dhe mënjanimi i detarëve profesionistë, i hap rrugën pikërisht rrufjanëve të politikës dhe ekspertëve të palidhur me Flotën që të marrin pjesë në negociatat që do të zhvillohen mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Edhe pse të dy vendet kanë vendosur që çështjen ta çojnë në Gjykatën Ndërkombëtare, para se të bëhet kjo, do të duhet që të zhvillojnë negociatat paraprake. Ndaj dhe janë mënjanuar marinarët duke sjellë oficerët e prapavijës.

Pas denoncimit të Pamfletit, ish-komandanti i Flotës i shkarkuar nga Xhaçka, Artur Meçollari denoncoi aferën e shitjes së pronave në bregdet.

Ky denoncim u bë pjesë e investigimit të gazetarit Ferdinand Dervishi, që sot mori çmim nga OSBE. Kjo natyrisht, sot, përbën një material të gatshëm për SPAK, në kurriz të tre ministrave të fundit të Mbrojtjes: Arben Imamit, Mimi Kodhelit dhe Olta Xhaçkës.

Shumë vetë pyetën pse Kodheli u zgjodh me “dhunë” deputete më 25 prill, ja ky ishte shkaku…/Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Mbytja e 27 emigrantëve në Kanalin Anglez, një shtysë për ndryshim

Mbytja e 27 emigrantëve në Kanalin Anglez, një shtysë për ndryshim

Dita e Falenderimeve bën që Kim dhe North të hapin Tik Tok, sukses me postimin e parë

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Studimi i ri: Buka dhe drithërat e ambalazhuara fajtore për kancerin

01/02/2023, 9:26

Përmirësohet situata në Shkodër, vetëm 520 hektarë nën ujë; rruga e Obotit e kalueshme

01/02/2023, 9:20

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18
Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

Arjon Luli publikoi foto nga shtrati me Ana Lleshin, gjykata e dënon me 6 muaj burg

01/02/2023, 9:03

Lideri i ri çek: Ukraina meriton t’i bashkohet NATO-s

01/02/2023, 9:03

Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllat anësore dhe përmbyset; plagoset shoferja

01/02/2023, 9:02

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In