alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

SHBA e vendosur, Hill: Pa rënë dakord për Asociacionin, nuk mund të ketë plan franko-gjerman

24/01/2023, 19:09
ne Kryesore, Prishtine
A A

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk lëshojnë pe kur vjen puna te Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ndonëse qeveria e Kurtit nuk e pranon një gjë të tillë, duket se për Uashingtonin kjo pjesë nuk negociohet.


-Lexo edhe:

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

Sot ka folur mbi këtë çështje ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

“Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë është një element thelbësor për të ecur përpara në dialog”, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. Më tej ai tha se kjo çështje duhet të dakordohet e parë, dhe më pas, siç tha ai, pason propozimi franko-gjerman, raportojnë mediat serbe.

I pyetur nga “Tanjug” se si e sheh formatin e Asociacionit dhe nëse bashkësia ndërkombëtare ka një mekanizëm për ta bindur Prishtinën që ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, ai tha se të gjithë negociatorët, qoftë nga BE-ja apo SHBA-ja, konfirmojnë se Asociacioni është një detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit.

“Nëse e lexoni tekstin me kujdes, gjashtë pikat e para kanë të bëjnë me formimin e AKS-së dhe ky është një element thelbësor për të ecur përpara. Dhe kjo duhet të trajtohet në radhë të parë, e më pas ajo që thuhet në propozimin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai dokument shkon në ide më të gjera që do të kërkojnë më shumë kohë”, tha Hill.

Ai shtoi se nuk mund të pritet që gjithçka të zgjidhet sot apo nesër, por prioritet i parë është zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Në pyetjen se si e sheh SHBA-ja formatin e ardhshëm të Asociacionit, nëse është ashtu siç e parashikon Marrëveshja e Brukselit, ai thotë se nuk mund të japë më shumë informacion për të, sepse duhet të përpunohen detajet. “Marrëveshja e Brukselit ka vetëm gjashtë fjali, për këtë duhet të punohet më shumë dhe të përpunohen detajet”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur për fjalimin e presidentit të Serbisë, Hill tha se mbrëmë e ka dëgjuar me vëmendje. “Dëgjova me vëmendje fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili prezantoi një plan, një koncept se si të zgjidhet problemi i ndërlikuar i Kosovës”, tha Hill.

Dhe i pyetur nëse propozimi franko-gjerman e rikthen në skenë “Planin Ischinger”, ambasadori tha se fillimisht duhet fokusuar te përmbajtja e planit ekzistues dhe se më vonë mund të krahasohen dhe të kërkojnë ngjashmëri dhe dallime mes të dyja planeve.


smile
Lajmi Tjeter
Sokol Cikalleshi e bën rrugë, sulmuesi kuqezi nuk i ndahet formacionit të javës në Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi e bën rrugë, sulmuesi kuqezi nuk i ndahet formacionit të javës në Arabinë Saudite

Kafe me litar

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Momente kritike në Turqi, fëmija 3 vjeç shpëtohet gjatë natës; babai shpërthen në lot (Video)

08/02/2023, 8:36

Katastrofa e tërmetit, Sira dhe Turqia luftë me kohën

08/02/2023, 8:34
E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

08/02/2023, 8:21

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

08/02/2023, 8:10
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

08/02/2023, 8:09
Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

08/02/2023, 7:58

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In