Bota 2 Qershor 2022, 18:49

SHBA fut në listën e zezë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse dhe dhjetra oligarkë pranë Putinit

Shkruar nga Pamfleti
SHBA fut në listën e zezë zëdhënësen e

Pas Bashkimit Europian, sanksione ndaj Rusisë ka vendosur edhe Uashingtoni. SHBA ka futur në listën e zezë një numër të madh rusësh të lidhur me qeverinë e Putinit.

Midis tyre janë Serghei Pavlovitch Rolduguine, një mik i ngushtë dhe “financier” i Presidentit Vladimir Putin dhe një firmë super jahtesh brokerimi për oligarkët rusë.

Në listë është gjithashtu dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova.  Në listën e Departamentit Amerikan të Shtetit është edhe oligarku Alexiei Mordashov si dhe oligarku i pasurive të paluajtshme Zoti Nisanov.

“Sanksionet e reja kanë për qëllim të godasin evazionin dhe të shtrëngojnë sanksionet tona për të përmirësuar zbatimin dhe për të rritur presionin ndaj Putinit dhe mbështetësve të tij”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Bota Maria Zakharova sanksione SHBA