
SHBA-BE fusin në grackë bandën e dyshjes kriminale Berisha-Meta që tenton të bllokojë Reformën në Drejtësi
SHBA dhe BE kanë nisur lëvizjet për të hedhur në erë planin e fundit të dyshes Berisha-Meta për të sabotuar Reformën në Drejtësi, përmes përdorimit të bandës së tyre të gjyqtarëve në drejtësinë e kalbur, bandë të cilën do ta marrë përrroi i Vetingut gjatë muajve në vijim. Berisha dhe Meta kanë urdhëruar gjyqtarët në Gjykatat e Apelit që të mos aplikojnë asnjë për një vend vankant për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjykata e Lartë me në krye Xhezair Zaganjorin nuk nis procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ, për shkak se asnjë nga gjyqtarët e Apelit nuk ka pranuar që të kandidojë. Në këto kushte, aktualisht, Reforma në Drejtësi është e bllokuar.
Ngritja e KLGJ i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Këto institucione janë makthi më i madh i Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Që mos të ngrihen këto organe, Meta dhe Berisha nuk po lejojnë gjyqtarët që të kandidojnë për një vend vankan, duke mbajtur peng KLGJ. Kjo është lëvizja e fundit e tyre kundër reformës, për shkak të frikës së burgut.
Në këtë situatë është vënë në lëvizje Ambasada Amerikane. Ditën e djeshme, Ambasada Amerikane u bëri për herë të dytë thirrje gjyqtarëve të guzimshëm, që nuk janë pjesë e bandës së Ilir metës dhe Sali Berishës, që të kandidaojnë për një vend vakant në KLGJ.
Deri më datën 6 shator, kur është edhe afati e fundit, amerikanët priet që të gjejnë një gjyqtatar që nuk është i korrptuar, për të garuar për KLGJ.