Aktualitet10 Maj 2019, 16:57

SHBA i jep dritën jeshile Rudina Hajdarit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Shkruar nga Pamfleti
SHBA i jep dritën jeshile Rudina Hajdarit në rrugën drejt

SHBA i jep dritën jeshile Rudina Hajdarit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian

E dërguara me punë e SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me deputeten demokrate, Rudina Hajdari në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë Reforma Zgjedhore dhe vijimësia e Reformës në drejtësi si dy nga pikat kyçe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ato kanë qenë të pranishme edhe gjatë ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të nëntetares Zarife Hasanaj.

Takimi mes tyre vjen vetëm dy ditë pasi Rudina Hajdari u zgjodh nga Kuvendi për të drejtuar Komsionin e Integrimit.

Komisioni për Integrimin Europian luan rol thelbësor në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me të BE-së në nivel parlamentar dhe në kontrollin e veprimtarisë së qeverisë në çështjet e integrimit europian.

Uncategorized Ambasada Amerikane Rudina Hajdari