Politike 3 Shkurt 2023, 19:52

SHBA i paska rënë në qafë kot/ Berisha: U shpalla “non grata” sepse Rama korruptoi FBI-në

Shkruar nga Pamfleti
SHBA i paska rënë në qafë kot/ Berisha: U shpalla “non

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është i bindur se amerikanët i kanë rënë në qafë kot.

Gjatë një takimi me degët e Tiranës në kuadër të protestës së 11 shkurtit, ai u shpreh se “Non Grata” është shpallur sepse Rama ka manipuluar FBI, duke ju referuar skandalit me “McGonigal”.

E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën  e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën”, tha ai.

Sipas Berishës, raportet që kanë shkuar në SHBA janë manipuluar nga Rama dhe organizatat e George Soros.

Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte”, theksoi ai.

Pra duket se SHBA i paska rënë në qafë kot Berishës, pasi ai nuk është i korruptuar, por të dhënat janë manipuluar nga FBI.

Politike Berisha Non-Grata PD SHBA