Aktualitet21 Shkurt 2019, 17:05

SHBA merr në dorë situatën, nis komunikimet me krerët e politikës shqiptare, mesazhe të prera dhe të qarta

Shkruar nga Pamfleti
SHBA merr në dorë situatën, nis komunikimet me krerët e

SHBA ka marrë në dorë situatën, për të mos iu lënë shteg politikanëve shqiptarë të vijojnë të përçajnë e shkatërrojnë Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë në dorë fatin e shqiptarëve, për të shporrur gjithë këtë klasë politike të inkriminuarish dhe korruptuarish. Pas situataës alarmante të krijuar në vendin tonë, SHBA ka marrë frenat e drejtimit dhe komandimit të politikës.

Zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ka zhvilluar komunikime të drejtpërdrejta me krerët e opozitës shqiptare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. DASH ka telefonuar dy krerët e opozitës, duke iu kërkuar të mos djegin mandatet e deputetit, si dhe të shmangin dhunën gjatë protestës.

Kujtojmë se në orët e para të ditës së sotme, edhe ambasada amerikane në Tiranë iu bëri thirrje krerëve të opozitës dhe gjithë deputetëve opozitarë të mos digjnin mandatet, duke e cilësuar këtë një vendim kundër reformave dhe integrimit të vendit.

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët po monitorojnë dhe mbajnë nën vëzhgim edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ka tentuar të nxisë dhunën në protestën opozitare. SHBA i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare të tregohet i përmbajtur dhe të mos urdhërojë marrjen e masave ekstreme.

Këto janë sinjalet e para se SHBA ka marrë në dorë situatën, për të mos iu lënë shteg politikanëve shqiptarë të vijojnë të përçajnë e shkatërrojnë Shqipërinë, siç kanë bërë këto vite demokraci. Rruga drejt zbatimit të Reformës në Drejtësi ka nisur dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve do të çohet përpara, deri në goditjen e gjithë kësaj klike politike.

Kryesore DASH Edi Rama Lulzim Basha Monika Kryemadhi Protesta e opozitës SHBA