Aktualitet 4 Gusht 2022, 15:54

SHBA mesazh pushtetarëve të korruptuar, zyrtari i DASH që ka në dorë listën e “non gratave” pret në takim krerët e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Fakti që krerët e SPAK kanë takuar O’Brien, duhet të jetë një kambanë alarmi për politikën. Ai ka rol kryesor në vendosjen e sanksioneve ndaj të korruptuarve.

Vizita e krerëve të SPAK në SHBA pritet të sjellë furtunë në radhët e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prej disa ditësh, kreu i SPAK Arben Kraja, prokurori Vladimir Mara dhe kryetarja e BKH Aida Hajnaj, ndodhen në Uashington, ku po zhvillojnë një sërë takimesh.

Sot ata janë pritur në Byronë Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, teksa po ashtu kanë pasur një takim me koordinatorin global në luftën kundër korrupsionit.

Pak muaj më parë, SHBA për herë të parë caktoi Jim O’Brien si koordinator të DASH kundër korrupsionit. Roli i tij është që të bashkëpunojë me shtet aleate në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që është personi kyç në caktimin e listës së “non gratave”.

Sot INL (Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit) dhe Koordinatori Global Kundër Korrupsionit u takuan me drejtues të Organit të Specializuar Antikorrupsion të Shqipërisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ne diskutuam mbështetjen tonë për punën e tyre dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin”, ka njoftuar DASH përmes një postimi në Twitter.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Por fakti që krerët e SPAK kanë takuar O’Brien, duhet të jetë një kambanë alarmi për politikën. Ai ka rol kryesor në vendosjen e sanksioneve ndaj të korruptuarve. Një vit më parë u shpall i padëshiruar Sali Berisha, por DASH ka paralajmëruar emra të tjerë dhe ai që hedh firmën është pikërisht koordinatori antikorrupsion. Kjo u bë e qartë nga vetë Sekretari Blinken kur e prezantoi.

Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si @StateDept Koordinatori i ri i Sanksioneve. Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Blinken.

Por ky takim duhet të trembë dhe Berishën apo ministrat e zhytur në afera. SHBA kërkon që të hetohen “non gratat” dhe nuk është çudi që krerët e SPAK të kenë marrë porsi konkrete. Po ashtu në fokus të takimeve ka qenë dhe korrupsioni në nivelet e larta dhe ka shumë të tjerë që rrezikohen. /Pamfleti

Kryesore DASH SHBA SPAK