Bota16 Korrik 2022, 16:42

SHBA mirëpret miratimin e propozimit francez nga RMV, Blinken: Moment kritik për Evropën!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA mirëpret miratimin e propozimit francez nga RMV, Blinken: Moment

Foto Ilustruese

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur vendimin e parlamentit maqedonas për të miratuar propozimin francez, çka i hap automatikisht rrugë çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Evropian.

Duke mbështetur hapur integrimin e dy vendeve në BE, zyrtari i lartë amerikan thekson se ky është një moment kritik për Evropën.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj. Ky është një moment kritik për Evropën. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”- shkruan Blinken.

Bota #Blinken integrimi i Shqipërisë në BE negociata SHBA