Politike 6 Tetor 2022, 16:39

“SHBA nuk do lejojë që Meta-Berisha të marrin qeverinë”, Frrok Çupi: Ju shkojnë pas vetëm të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
“SHBA nuk do lejojë që Meta-Berisha të marrin

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive ka folur lidhur me situatën politike dhe aktuale në vend. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë grupi Berisha-Meta, Çupi tha se SHBA nuk mund të lejojë që Berisha të jetë një grupim qeverisës.

Përveç disa fukarenjve që i ndjekin, të gjithë të tjerët janë të korruptuar. SHBA si paqeruajtësi i botës moderne nuk e lejon Berishës të marrë një grupim për të qeverisur. Kjo është demokratike, ajo që po bën SHBA. Sa kohë që dikush nuk bën pjesë në vlerën, kombëtare, demokratike, të së drejtës, të mos vjedhjes, nuk pranohet në sistemin e demokracisë. Berisha është më i korruptuari në politikë, në nivelin e lartë. Si mund të mendohet që këtë njeri do vendosë Shqipëria në krye të saj?!”, u shpreh analisti Çupi, për “MCN Live”

Analisti e konsideroi korrupsionin e qeverisë së shkuar më të rrezikshme se atë të kabinetit aktual, pasi sipas tij dikur korrupsioni mbrohej me gjak nga qeveria, ndërsa tani lëshohen provat dhe personat e akuzuar.

Nuk mendoj se duhet të ketë qeveri të fortë dhe opozitë të fortë. Është e domosdoshme të ketë një opozitë të dobishme, por nuk e kemi. Mazhoranca dhe qeveria padyshim që kanë korrupsion. Për mua për të dalluar ku është korrupsioni më i madh dhe i rrezikshëm, bëhen dy pyetje. Qeveria e kaluar kishte po aq fonde, po kaq potencë, sa ka kjo qeveri. Çfarë trashëgojmë nga qeveria që kaloi? Trashëgojmë banalitet, fshatra të rrënuara dhe parashikojmë një tortë 500 metra katrorë që u bë gaz i botës për Shqipërinë. Korrupsioni i qeverisë së shkuar është mbrojtur me gjak nga vet qeveria. Janë vrarë demonstrues, janë djegur njerëz në Gërdec për pasurim të familjes, dhe ajo qeveri asnjëherë s’e ka ndëshkuar korrupsionin.

Qeveritë nuk maten me sa korrupsion ka, por si luftohet korrupsioni. Ku do vejë mazhoranca e tanishme, që s’ka një opozitë, ky është një problem i madh. Një qeverisje që korruptohet dhe nuk lëshon asnjë fakt dhe provë është kriminalja. Një qeverisje tjetër që i thotë zyrtarët e korruptuar, tendencën e ka për ta luftuar korrupsionin. SHBA kanë vendosur në krye të listët atë që thotë se është kryetari i opozitës sot. Po presim të kthehen paratë në buxhetin e shtetit. Ne duhet të jemi në alarm për pasuritë që nuk mund t’i tërheqim. Pasuritë në offshore me ndihmën e SHBA-ve mund t’i tërheqim. Njerëzit presin t’u kthehet pasuria. Njerëzit s’kanë ndonjë dëshirë të madhe për t’i parë në burg këta të dy”, deklaroi në fjalën e tij Frrok Çupi, për “MCN Live”

Politike Berisha-Meta Frrok Cupi SHBA