
SHBA po përgatit një paketë ndihme ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh për Ukrainën që pritet të përfshijë për herë të parë raketa me rreze më të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërkohë disa aleatë perëndimorë kanë refuzuar idenë për të furnizuar Ukrainën me avionë F-16 dhe avionë të tjerë luftarakë gjatë 24 orëve të fundit.
Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se furnizimi me avionë perëndimorë nuk ishte praktik.
“Këto janë pajisje të sofistikuara. Ne nuk mendojmë se është praktike dërgimi i këtyre avionëve në Ukrainë”., tha një zëdhënës i qeverisë.
Ata shtuan se kryeministri Rishi Sunak mbështeti përshpejtimin e mbështetjes për Ukrainën pas përfundimit të një rishikimi se një “ngërç i zgjatur” në konflikt do të përfitonte Rusinë.
Ndërsa këshilltari më i lartë i Zelensky tha se Polonia është e gatshme të furnizojë Ukrainën me avionët luftarakë F-16. Andriy Yermak tha se Ukraina kishte marrë “sinjale pozitive” nga Varshava, megjithëse kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ishte i kujdesshëm për të theksuar se vendi i tij do të vepronte vetëm në konsultim me aleatët e NATO-s.
SHBA i ka dërguar Ukrainës ndihmë sigurie me vlerë rreth 27.2 miliardë dollarë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Kievi gjithashtu i frikësohet sulmeve masive nga Rusia në 1 vjetorin e fillimit të luftës që nga 24 Shkurti i 2022.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, në një intervistë për Sky News, tha se ofensiva e Moskës është në ende fazën e planifikimit të plotë dhe se luftimet më të ashpra nuk kanë ardhur ende.