Politike13 Prill 2022, 08:16

SHBA paralajmëron një tjetër listë personash “non grata”, sanksione të ashpra për të korruptuarit dhe familjarët e t

Shkruar nga Pamfleti
SHBA paralajmëron një tjetër listë personash “non

SHBA paralajmëron një tjetër listë personash “non grata”, sanksione të ashpra për të korruptuarit dhe familjarët e tyre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket të vendosura dhe premtojnë se nuk do ndalen deri sa politika shqiptare të pastrohet nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit përmes mekanizmit të shpalljes “non grata”. Gazeta e ka paralajmëruar se Uashingtoni pritet që t’i japë një tjetër hovë luftës ndaj personave të korruptuar në Shqipëri dhe në Ballkan, ndërkohë që kjo gjë u pa dy ditë më parë kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” 7 persona “VIP” në Shqipëri, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bonjë dhe Hercegovinë.

Por nuk ndalet me kaq, pasi dje Departamenti i Shtetit deklaron se sanksionet ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Në kthimin e përgjigjeve për emisionin veting në “ABC”, DASH shpjegoi se vendimet ndaj të korruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre. Madje zëdhënësi për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ryan Ëalsh, premtoi se kjo masë do të jetë aktive. “Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global.

Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht”, deklaroi ai. Ndërkohë në përgjigjen zyrës së shtypit të Departamentit amerikan të shtetit, bëhet e ditur gjithashtu se, sanksionet prekin dhe familjarët e personave non grata. Mos përshtatshmëria vlen edhe për anëtarët e ngushtë të familjes, dhe ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit t’i caktojë publikisht ose privatisht këta zyrtarë dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë. Emërtimet nuk janë të kufizuara në kohë. Lista e zyrtarëve të shpallur non-grata nga Shqipëria u shtua me 2 emra: ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni, pronari i mediave, Ylli Ndroqi.

SHBA fut në skaner pronat e emrave “non grata”

Mirëpo më herët gjatë këtij viti edhe i dërguari i DASH Gabriel Escobar ka paralajmëruar se do të ketë të tjera masa ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar theksoi se nuk preferon të flasë për sanksione të tilla, teksa shton se kjo nuk është mënyra se si SHBA angazhohet në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, Escobar thotë se do të ketë përcaktime të tjera në rajon. “Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje. E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon. Ne nuk do të hezitojmë të përdorim sanksione ose mekanizma të tjerë për të dërguar një mesazh të fortë për aktorët e korruptuar dhe destabilizues. Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner për ata që kanë një qasje konstruktive, jo shkatërruese, ndaj të ardhmes së këtij rajoni, i cili karakterizohet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe një ekonomi dinamike dhe transparente”, deklaroi Escobar.

Klubi i “non grata-ve” nga SHBA, pjesë Berisha dhe 5 të tjerë

Gjashtë persona ish-deputet dhe ish-kryeministër dhe biznesmenë janë pjesë e listës së zezë të DASH nën akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë. Dje Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli “non grata” edhe ish-deputetin e Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronarin e mediave Ylli Ndroqi, ndërsa më herët pjesë e listës “non grata” është shpallur edhe ish kryeministri Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako, ish kryeprokurori Adriatik Llalla./SOT

Politike Non-Grata sanksione SHBA