Vizita e Erdoganit dhe qëllimi amerikan për Pashalimanin
Shkruan Dritan Haxhiraj
Na e ka fajin vërtet Erdogani?!
Për disa orë viziton Tiranën Presidenti turk Erdogan. E ka vizituar edhe herë të tjera dhe vjen pikërisht nga një shtet ku shqiptarët tanë janë 6 milionë dhe nga 160 admiralët e ushtrisë, pjesa më e madhe janë gjaku ynë, gjak shqiptari.
Marrëveshjet që nënshkruhen të Hënën, janë pjesë e protokollit midis dy Qeverive.
Por a përfiton Republika e Shqipërisë, nga ato zhvillime që po ndodhin shumë pak kilometra nga territori i saj? Pse shqiptarët po fitojnë më pak nga investimet amerikane ne rajone? Pse klima e dhunshme politike në Tiranë prodhon vetëm atë që ka ngelur nga torta që në Ballkan po ndahet? Është Energjia dhe burimet e saj, pika e zhvillimeve ku përsëri Republika e Shqipërisë do ngelet jashtë? Selaniku pika kyçe, jo Durrësi … E gjithë ndeshja po luhet aty.
SHBA ka katër vjet që punon në atë zonë, përmes aksioneve ë bashkëpunimit strategjik me Qeverinë greke, demonstrimi i modernizimit të portit u zhvillua Verën e kaluar, kur ‘Arc Endurance’ hyri për herë të parë në port. Anija më e madhe që ka hyrë ndonjëherë në atë port.
Ajo vizitë ishte një provë e konceptit për të parë, se si porti mund të jetë në gjendje të strehojë anije të mëdha të ngarkuara me gaz.
‘Arc Endurance’ përmban njësitë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, që i përkasin Brigadës së Aviacionit Luftarak (CAB), Divizionit të Parë të Këmbësorisë dhe është kthyer në portin ‘Alexandroupolis’ disa ditë më parë.
Ndër të tjera, CAB do të shërbejë si një element i aviacionit luftarak Evropë-Afrikë, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përgjegjës për burimet ajrore të forcave amerikane.
Kalimi që ka të bëjë me ndërtimin teknik të tubacioneve, i cili është i ndërthurur me një strategji të saktë gjeopolitike, e cila duke filluar nga Mesdheu shtrihet në të gjithë bregun ballkanik, duke u ndërthurur nga njëra anë me politikat e zgjerimit të BE-së në lindje dhe nga ana tjetër, me ato relative amerikane tek dosja e energjisë.
Nuk duhet harruar, se Shtetet e Bashkuara po bëhen importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Greqi.
Në këtë pikë, pak muaj më parë u mbajt në Athinë takimi virtual, ‘Athens Energy Dialogue, ku mori pjesë edhe ish/Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për burimet energjetike, Frank Fannon, i cili konfirmoi, se si administrata ‘Biden’ do të ruajë një shkallë të caktuar vazhdimësie si SHBA; politika për të zhvilluar një treg të fortë energjetik në Mesdheun jugor dhe lindor.
Fannon, përveçse ka ndjekur personalisht të gjitha fazat në lidhje me tre tubacionet e gazit që përshkojnë tokën greke (Tap, Tanap dhe Eastmed, kur do të përfundojë), ka luajtur një rol të rëndësishëm në partneritetin e ri. Kjo është ajo që ka ndodhur në Greqi në muajt e pandemisë, fakte dhe shumë pak propagandë, për të thënë hiç fare.
Ndërsa në Tiranë …. Vizita e Erdoganit dhe qëllimi i tyre për Pashalimanin, pati një demonstrim nga aeroplanmbajtësja “Harry S. Truman” para disa orësh. ‘Amerikanët bëjnë amerikanët’ dhe Erdogani do kthehet me duar bosh. Por mjafton kjo për ekonominë tonë, për brezat e rinj?
Patëm ne si Elitë, një sinjal për këto zhvillime që kanë 5 vite që po zhvillohen? A bëmë ne një analizë të partnerëve tanë rajonalë, për të kaluar gazin në Durrës dhe jo në Selanik? E humbëm edhe këtë ndeshje për hir të miopisë të “liderëve tanë globalë”. Koha do u japë hakun që meritojnë! Ne na ngelën fotot në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, ndërsa Erdogani, për konsum të brendshëm ne Turqi, do japë atë që ne na takon… Asgjë!
Ndërsa në Selanik po investohet për 200 vitet e ardhshme… Ta gëzojmë 2022! / Pamfleti