Politike31 Janar 2019, 23:22

“SHBA preku djallin, i shpalli luftë verbale Ramës”! Spartak Ngjela jep alarmin: Amerikanët do vijnë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“SHBA preku djallin, i shpalli luftë verbale Ramës”!

"SHBA preku djallin, i shpalli luftë verbale Ramës"! Spartak Ngjela jep alarmin: Amerikanët do vijnë në Tiranë, çështja është delikate!

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prekur “djallin”, në atë që zbuloi Zëri i Amerikës për zgjedhjet, ku faktoi se mazhoranca socialiste ka bashkëpunuar me bandat kriminale për blerjen e votave. 

Në studion e Ora News, avokat Ngjela është shprehur se Amerika i ka shpallur luftë verbale qeverisë shqiptare pas publikimit të përgjimeve, duke sqaruar se politika amerikane në përgjithësi është me mazhorancat, por në rastin shqiptar ajo preku zgjedhjet, duke nisur luftën me qeverinë e Ramës.

Ngjela: Zëri i Amerikës preku zgjedhjet, nuk preku korrupsionin. Dmth ka prekur djallin. Në qoftë se do të vijojë për të treguar manipulim të zgjedhjeve nuk pranon mazhorancën. Politika amerikane është e kujdesshme me maxhorancat, se është me mazhorancat. Nëpër vendet demokratike nuk është kurrë me opozitën. Fakti që ka prekur zgjedhjet, ka filluar një luftë verbale me qeverinë shqiptare.

Nga lufta verbale në luftë të vërtetë politike nuk mund të presësh që të dalë sekretari amerikan i shtetit të thotë se janë manipuluar zgjedhjet në Shqipëri. Që ata kanë marrë leje nga Departamenti i Shtetit, kjo nuk diskutohet fare. Në rast se vazhdojnë të rrisin hartën, të vijnë në Tiranë, të shkojnë në Vlorë njësoj me këtë informacion që dha Zëri i Amerikës, çështja është delikate.  

Politike Edi Rama Pergjimet spartak Ngjela Zëri i Amerikës