Aktualitet13 Qershor 2022, 19:51

SHBA "shuplakë" qeverisë/ Yuri Kim mesazh të fortë: Vendi në moment kritik, mos lejoni që ta drejtojnë oligarkët dhe krimi

Shkruar nga Pamfleti
SHBA "shuplakë" qeverisë/ Yuri Kim mesazh të

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta sot në konferencën që u mbajt për korrupsionin. Ajo e mori për të dytën herë fjalën dhe e bëri të qartë se duhet t’i thuhet mjaft korrupsionit, ndërsa ju drejtua dhe shqiptarëve. Sipas saj Shqipëria ndodhet në një moment kritik.

Kim u shpreh se tani duhet të vendoset se cili drejtim do të mbahet, ai i bashkëpunimit me krimin dhe oligarkët, apo ai i ndëshkimit të gjithë atyre që shkelin ligjin, duke i dhënë dhe një shuplakë qeverisë.

Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni. A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ia dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju”, tha ambasadorja Kim.

Por deklarata e saj duket se është dhe një mesazh për qeverinë. Kryeministri Edi Rama gjithmonë ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Opozita dhe ish-kryetari i saj Lulzim Basha e kanë akuzuar shpesh Ramën se janë një grusht oligarkësh që e drejtojnë vendin. Nëse shihet me kujdes, deklarata e Kim është një shuplakë shumë e fortë, pasi për herë të parë ndërkombëtarët përmendin termin e oligarkut.

Kryesore Kim krimi oligarkë