Aktualitet 5 Tetor 2018, 12:52

SHBA s’i ndahet Shullazit, i shpall luftë gjithë bandës së korruptuar: Do jemi kundër, deputetët e Kuvendit të bëj

Shkruar nga Pamfleti
SHBA s’i ndahet Shullazit, i shpall luftë gjithë bandës

SHBA s'i ndahet Shullazit, i shpall luftë gjithë bandës së korruptuar: Do jemi kundër, deputetët e Kuvendit të bëjnë kujdes!

Shtetete e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbajnë të mbërthyer kokën e bandës së rrezikshme shqiptare, Emiljano Shullazi, edhe pas largimit të ambasadorit Donald Lu.

Zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare të vijojë hetimet ndaj Shullazit, ndonëse pak ditë më parë dosja e tij u fut në hallkën e zgjidhjes, ku Prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burg për të.

Moses-Ones tha se SHBA do të vijojë të jetë në mbështetje të atyre zyrtarëve të ndershëm, të cilët do të kontribuojnë për një sistem efektiv drejtësie, duke shtuar se duhet të vijojnë hetimet për Emiljano Shullazi.

“Deputetë e Kuvendit të punojnë bashkë për emërimin e këtyre magjistratëve. Mbështesim ngritjen e SPAK dhe BKH. Duhet të vijojë hetimi ndaj Shullazit! SHBA e mbështet investigimin ndaj tyre”, tha diplomatja amerikane.

Më tej, zyrtarja e lartë deklaroi se shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë përfshirë në afera korruptive, duke theksuar prerë se të gjithë do të largohen.

“Shumë prokurorë e gjyqtarë kanë ardhur para jush. Ata mbajnë po ashtu premtimin për paanshmëri dhe besim te publiku. Shërbyen disa me nderim, por shumë nga ata diskretituan sistemin. Ata dështuan në misionin e tyre të sundimit të ligjit. Të korruptuarit do të largohen.

Ata do të jenë e shkuara dhe ju e ardhmja. Mbani premtimin. Diçka që nuk do të ndryshojë është mbështetja e SHBA për sundimin e ligjit. Do të jemi kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve, që bëhen të pasur përmes korrupsionit. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. SHBA do të ndihmojnë shërbyesit publik të ndershëm”, theksoi ajo.

Aktualitet Donald Lu Emiljano Shullazi Korrupsioni