Bota23 Mars 2022, 20:57

SHBA siguron prova për krime lufte në Ukrainë, Antony Blinken akuza të forta ushtrisë ruse

Shkruar nga Pamfleti
SHBA siguron prova për krime lufte në Ukrainë, Antony Blinken

Uashingtoni duket i bindur se në Ukrainë janë duke u kryer krime lufte nga Rusia. Ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se ka informacione të sakta se ushtria ruse po kryen krime lufte.

“Sot, mund të njoftoj se bazuar në informacionet që janë të qasshme aktualisht, Qeveria amerikane vlerëson se pjesëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, tha Blinken.

Ai u shpreh se të dhënat kanë ardhur nga shërbimet inteligjente dhe nga shërbimet diplomatike. “Vlerësimi ynë është i bazuar me rishikimin e kujdesshëm të informacioneve që janë të qasshme nga burimet publike dhe ato të inteligjencës”, tha Blinken.

Më tej ai duket se i dërgoi një mesazh Gjykatës së Hagës. “Sikurse me çdo krim të supozuar, një gjykatë që ka juridiksion mbi krimin është përgjegjëse për përcaktimin e fajit për rastet specifike”, shtoi sekretari.

Bota #Blinken Krime Lufte SHBA Ukrainë.