Aktualitet28 Prill 2022, 15:37

SHBA thirrje BE-së: Presim që sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA thirrje BE-së: Presim që sa më shpejt të hapen

SHBA thirrje BE-së: Presim që sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë!

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfried, ka bërë thirrje për hapjen sa më shpejt të negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zyrtarja amerikane u shpreh se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se vendi i ka kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Union.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë që sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. E kemi thënë edhe më herët, e them dhe tani: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë”- ka thënë Donfried.

Kujtojmë se, zyrtarja amerikane prej dy ditësh ndodhet në Ballkanin Perëndimor ku po zhvillon takime me liderët kryesor dhe pritet që pasditen e sotme të jetë në Tiranë.

Shkupi BE integrimi SHBA