Aktualitet 5 Gusht 2018, 09:14

SHBA tjetër goditje të fortë: 1 në 3 gjyqtarë ka pasuri mbi 250 mijë dollarë, brenda zyrave të tyre bëhen afera për gj

Shkruar nga Pamfleti
SHBA tjetër goditje të fortë: 1 në 3 gjyqtarë ka pasuri

SHBA tjetër goditje të fortë: 1 në 3 gjyqtarë ka pasuri mbi 250 mijë dollarë, brenda zyrave të tyre bëhen afera për gjyqet

Shtetet Bashkuara ta Amerikës u kanë dhënë një tjetër goditje gjyqtarëve në vend.  USAID është programi amerikan i asistencës financiare dhe teknike për shumë vende të botës, mes të cilave dhe për vendin tonë.

USAID ka bërë të ditur se korrupsioni në gjykatat shqiptare kap shifra galopante. Duke ju referuar të dhënave të marra nga ILDKP,  bën me dije se 1 në 3 gjyqtarë ka një pasuri mbi 250 mijë dollarëshe, ndërsa ka emra që kjo arrin në mbi 1 milion dollarë.

Sipas amerikanëve, të gjithë këta emra dyshohet se janë të korruptuar, pasi rroga mesatare e tyre në vit është te rreth 10 mijë euro.

“Një sistem gjyqësor efektiv dhe transparent është i rëndësishëm për çdo demokraci funksionale, por në Shqipëri gjykatat janë kompromentuar nga korrupsioni e keqmenaxhimi.

Gjykatësit marrin rrogë prej më pak se 10,000 euro në vit (11,700 USD), por Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka zbuluar se një në tre gjyqtarë kanë deklaruar pasuri prej më shumë se 250,000 euro ($293,000), ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar miliona në asete”, thuhet në deklaratën e USAID.

Sipas ”SOT” për amerikanët shqetësues është fakti që gjyqet nuk bëhen në salla, por bëhen brenda zyrave të gjyqtarëve dhe aty nuk ka transparencë. Kjo rrit shanset që brenda asaj zyre të bëhen afera.

“Ryshfetet janë të zakonshme në gjykatat shqiptare pasi është një praktikë normale që gjyqet të kryhen me dyer të mbyllura dhe në zyra private.

Gjykatësit shpesh kanë shtyrë ose nuk kanë bërë deklarimet e vendimeve të tyre në kohë, ose nuk shpjegojnë se si arritën në vendimin e tyre. Për të luftuar korrupsionin në vitin 2003, USAID ndihmoi në ngritjen e ILDKP për hetimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë dhe aktualisht ky institucion është në qendër të reformës shqiptare në drejtësi”, theksohet më tej.

Regjistrimi i seancave

Një tjetër shqetësim që vënë re amerikanët është se jo në të gjitha gjykatat përdoren mikrofonët me qëllim regjistrimin e seancave. “Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme, por e nënvlerësuar është instalimi i teknologjisë së regjistrimeve audio në sallat e gjyqit. Regjistrimet do të përmirësojnë transparencën dhe dhënien e llogarisë, rritjen e efiçencës dhe uljen e korrupsionit. Ato do ta bëjnë drejtësinë më të barabartë dhe inkurajojnë pjesëmarrje e sjellje më të mirë gjyqësore, kur ajo vepron si mekanizëm monitorimi.

Që prej 2012, USAID ka pajisur të gjitha 38 gjykatat në Shqipëri- me një total prej 160 salla gjyqësore, me teknologjinë e regjistrimit audio. Pas instalimit të teknologjisë, USAID ka dhënë trajnime specifike për të gjithë gjykatësit, prokurorët, kancelarët e sekretarët e gjyqeve si dhe specialistët e teknologjisë”, thuhet aty.

SHBA ka ngritur shqetësim edhe sa i takon sistemit online të gjykatave. Në dokument thuhet se faqja zyrtare e Gjykatës së Tiranës ka pasur vazhdimisht probleme dhe palët nuk njoftohen në kohë për mbajtjen e seancave gjyqësore. “Një nga problemet që duhet të trajtohet është se rreth 50 për qind e gjyqeve në këtë gjykatë janë shtyrë prej sistemit defektoz të njoftimit, ku njoftimet gjyqësore nuk i dërgohen saktësisht dhe në kohë dëshmitarëve dhe të akuzuarve”, thuhet më tej.

Aktualitet gjyqtarët USAID