Aktualitet14 Korrik 2022, 20:48

SHBA tjetër shuplakë Berishës, Eskobar pret në takim Tabakun dhe Pampurin; deputetët e foltores nuk e kalojnë dot Atlantikun

Shkruar nga Pamfleti
SHBA tjetër shuplakë Berishës, Eskobar pret në takim Tabakun

Amerikanët i kanë dhënë një tjetër shuplakë të fortë Berishës dhe deputetëve që janë pas tij. Ndonëse Berisha e shpalli veten kryetar, për Uashingtonin PD-ja nuk është ai.

Një delegacion me deputetë nga Parlamenti shqiptar po zhvillon një vizitë prej disa ditësh në SHBA dhe ajo që bie në sy është se nga PD janë Jorida Tabaku dhe Oriola Pampuri, dy deputetet që nuk janë rreshtuar krah foltores. Besnikët e deputetit “non grata” kanë mbetur jashtë delegacionit. Tabaku e Pampuri kanë pasur takime me senatorë dhe kongresmenë, ndërsa goditja ka ardhur sot.

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Eskobar ka zhvilluar një takim me to, ku në fokus ka qenë lufta ndaj korrupsionit dhe situata në PD. Ka qenë vetë Tabaku që ka dhënë detaje.

“Takimi i shkëlqyer me Gabriel Escobar sot në DC. Ne diskutuam mënyrën e fwd, ndërsa ai shprehu mbështetjen e tij për PD! Imperativ që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit; Krimi i organizuar dhe vendosja e shtetit ligjor!”, shkruan Tabaku në Twitter.

Më herët ishte deputetja Pampuri që dha detaje nga takimet. Pampuri  njoftoi se kishte pasur takim me kongresmenen Lisa McClain. “Nga takimi me Znj Lisa McClain, Congresswoman, Republican Party. “Për një opozitë të fortë, dhe të mbështetur nga aleati ynë strategjik SHBA. 100 vjet marrëdhënie diplomatike, mbështetje dhe mirënjohje. Krah për krah”, shkruan ajo.

Pra duket se amerikanët nuk kanë hequr dorë nga grupi i Bashës dhe ndoshta kanë dhe një plan “B”. Ndërkohë bie në sy se foltorja është izoluar totalisht dhe Uashingtonin nuk e kalon dot Atlantikun jo vetëm Berisha, por asnjë prej mbështetësve të tij.

Kjo gjë ka alarmuar jashtë mase shumë Berishën, i cili ka hedhur në sulm dhëndrin. Në një postim në rrjetet sociale, Jamarbër Malltezi ka publikuar një foto të përbashkët të deputetëve të majtë e te djathtë, duke thënë se ndrikullat fitojnë kur PD-ja humb.

“Opozita e lumtur. Fitojnë kur humb PD”, shkruan Malltezi, ndërsa në brendësi të fotos bën një shënim tjetër: “Ndrikullat fitojnë kur humb PD”.

Kryesore #Escobar Pampuri tabaku