Aktualitet21 Shkurt 2019, 09:35

SHBA zbulon skenarin e Ramës për “luftë” para Parlamentit, mesazh qytetarëve të rrëzojnë gjithë klasën poli

Shkruar nga Pamfleti
SHBA zbulon skenarin e Ramës për “luftë” para

SHBA zbulon skenarin e Ramës për "luftë" para Parlamentit, mesazh qytetarëve të rrëzojnë gjithë klasën politike

SHBA tregon se është me qytetarët, për të rrëzuar gjithë këtë klasë të inkriminuarish dhe të korruptuarisht të politikës shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka parandjerë rrezikun që mund të vijë nga protesta e sotme para Parlamentit të Shqipërisë. Ndyrshe nga herët e tjera, ambasada e SHBA përmes një mesazhi të koduar, lë të kuptohet se ky rrezik mund të vijë nga vetë qeveria dhe skenarët e saj, sikur në gjendje lufte.

Kjo për shkak të masave ekstreme që kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të merren. Nga frika e rrëzimit, Rama ka urdhëruar të blindohet Parlamenti me forta të shumta policie, ndërsa ka vënë në gatishmëri edhe Gardën e Republikës.

Një ditë më parë, Rama iu bëri thirrje edhe gazetarëve të merrnin maska me vete, duke paralajmëruar kështu një “luftë” të vërtetë para institucionit kryesor ligjvënës në vend. Një thirrje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndaj dhe kjo ka shtyrë Shtetet e Bashkuara të nisin ditën me një thirrje të fortë për qeverinë.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Përmes këtij mesazhi, SHBA godet ashpër kryeministrin Rama dhe e paralajmëron të bëjë kujdes dhe të mos nxisë dhunë e trazira të tjera në protestë.

SHBA ka mbështetur gjithmonë qytetarët shqiptarë, duke thënë se kanë të drejtë të protestojnë kundër politikës shqiptare. Edhe në këtë rast, SHBA tregon se është me qytetarët, për të rrëzuar gjithë këtë klasë të inkriminuarish dhe të korruptuarisht të politikës shqiptare.

Aktualitet ambasada e shba Edi Rama Lulzim Basha Protesta e opozitës