A do vendoset Ardi Veliu në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si “kobure” në dorën e Ramës?/ Nga çfarë tha ministri Bledar Çuci, konstatohet se kësaj strukture i është hequr vetëm integriteti, mbasi në letra Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat quhet i “Pavaruar”, ndërsa stafi i Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore do emërohet e varet direkt nga kryeministri, kurse plani i punës do t’i rekomamdohet e miratohet nga vetëm Ministri i Brendshëm.
Është e treta herë në 20 vitet e fundit, që Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i ndryshohet emri, por përveç drejtuesve, sekretareve e inspektorëve, nuk ka ndryshuar asgjë në veprimtarinë abuzive që ka kryer dhe kryen ende sot kjo strukturë.
Ministri Bledar Çuçi, ka bërë të ditur se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do quhet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, strukturë me aktivitet brenda Policisë së Shtetit, por nën vartësinë e kryeministrit.
Për ta servirur si “reformim shërbimi në polici”, ministri Çuçi tha se kjo strukturë do shkrihet në formë e përmbajtje, por duke parë detyrat që do kryejë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rezulton se janë të njëjta me detyrat që ka Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Psh., kjo agjenci me logo të re, thuhet se do mbikëqyrë aktivitetin ligjor të strukturave të Policisë e Gardës së Republikës, mirëpo këtë detyrë ka patur dhe SHÇBA, pëveç ndyshimit se agjencisë së re i quhet “Mbikëqyrje”, ndërsa SHÇBA i quhet “Kontroll”.
Thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do ketë objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative e veprave penale, që kryejnë efektivët e policisë dhe të Gardës
Thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka kompetencë inspektimin, shqyrtimin, trajtimin e ankesave që do bëhen ndaj strukturave, zyrtarëve dhe efektive të policisë e Gardës.
Thuhet se kjo Agjenci, do ketë kompetencë për dhënie informacione në procesin e “Veting”-ut dhe verifikimin e punonjësve për kriteret e pajisjes me certifikata sigurie.
Mirëpo, këto detyra i ka patur dhe i ka struktura ekzistuese, qysh prej vitit 2000 kur ishte SHÇB, kur ishte SHKB e qysh prej vitit 2014 kur, me propozim të Spartak Brahos, u emërtua “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.
Fjala “Ankesat”, iu shtua si djallëzi për të bërë presione shkarkimi, intimidimi e “gjueti shtrigash” në Polici, duke shfrytëzuar qoftë dhe një ankesë rutinë e evazive, që mund bëhet nga efektivët apo qytetarët.
Pra, përveç emrit dhe logos, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk do t’i ndryshohet as funksioni, as kompetencat dhe as kuadrati i veprimtarisë brenda policisë e Gardës.
Nëse dyshja Rama-Çuçi, kanë objektiv që brenda policisë dhe Gardës, të ketë efiçensë e trasparencë në kontroll e zbatimi ligji, nuk është nevoja që Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat t’i ndryshohet emri.
Por të bëhet pastrimi i kësaj strukture, nga drejtuesit dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin brneda e jashtë policisë, të cilët e kanë përdorur për gjueti shtrigash dhe si “lavatriçe” krimesh të drejtuesve të lartë policorë në qendër e qarqe.
Nga çfarë tha ministri Bledar Çuci, konstatohet se kësaj strukture i është e hequr vetëm integriteti i institucional, mbasi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat quhet i “Pavaruar”, ndërsa stafi i Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore do emërohet e varet direkt nga kryeministri, kurse plani i punës do t’i rekomamdohet e miratohet vetëm nga Ministri i Brendshë./Pamfleti