Harbim/ Njerëzit po përjetojnë varfërinë ekstreme dhe krizën fianciare për të shpëtuar nga “Covid”, ndërsa zyrtarët e shtetit harbohen në kampingje e orgji turistike, me taksat e shqiptarëve
Nuk është shpifje, por fakt shkresor zyrtar, që tregon se shefat e Agjencisë Ekonomike Mështetëse (AEM) në vartësi të kryeministrit, kanë vendosur të shkojnë për 2 javë në zonat turistike Valbonë e Vermosh; ku do të kenë edhe të ftuar specialë nga “udhëheqja”.
Ka zëra që thonë, se ky piknik kaq i gjatë; u është rekomanduar nga babloku, i cili 5 ditë më parë, ishte bujtës familjarisht në Vermosh dhe u lumturua aq shumë, sa ndau edhe 4 medalje për pronarët e bujtinave.
Shefat e Agjencisë Ekonomike Mështetëse e paskan marrë me aq qejf rekomandimin e bablokut; duke kaluar në harbim për organizimin e këtij kampingu të zgjatur në Valbonë e Vermosh, sa do marrin furnizim me ushqime speciale.
Duke qenë se do jenë 2 javë në “kamping pune”, ushqimet që do marrin, nuk do t’i paguajnë nga xhepat e tyre, por do t’i blejnë me tender nga taksat e shqiptarëve, siç bëjnë të gjithë shefat dhe stafet e gjithë institucioneve shtetërore.
Çfarë ushqimesh kanë porositur, përveç mishit të pjekur që është në zonë?
Mos u çuditni, por me vete do marrin 65 lloje ushqimesh, pijesh, mes tyre 8 lloje rakie, 4 lloje vere, kumbulla të mëdha rrumbullake, limona, portokolle, mollë vendi jeshile e të kuqe dhe 5 lloje frutash të thata vendi.
Në tenderin ushqimor, përcaktohet të ketë djathë të bardhë e djathë kaçkavall dele, gogozhare speci, spec djegës në vargje, rrush, mollë e kumbulla thata të egra; gështenja, 4 lloje komposto kumbulle e gliko fiku, lajthi, arra e bajame vendi të qëruara, boronica dhe mjaltë akacie ose gështenje.
Lista ka 65 lloje produktesh, të cilat nuk do jenë me gram e miligram, por me kilogramë e litra e pako; të cilat do blihen me emergjencë brenda 24 orësh; pra, tenderi është shpallur më 19 nëntor dhe do bëhet me 10 nëntor brenda orarit zyrtar.
Ende nuk dihet nisja, por gjersa tenderi bëhet brenda 24 orësh, patjetër që dhe nisja nuk do bëhet vonë; e pse të mos bëjnë qejf e gallatë, kur populli paguan taksa dhe hesht./Pamfleti