Bota26 Tetor 2018, 12:24

Shefi i Apple: Jam i lumtur që jam gej, kjo është dhurata më e bukur që më dha Zoti

Shkruar nga Pamfleti
Shefi i Apple: Jam i lumtur që jam gej, kjo është dhurata më

Shefi i Apple: Jam i lumtur që jam gej, kjo është dhurata më e bukur që më dha Zoti

Katër vite me parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual.

Shefi ekzekutiv i Apple, në një intervistë për CNN, shprehet se është i lumtur për atë vendim të marrë dhe mos mbajtjen të fshehtë.

“Jam shumë krenar për këtë. Të qenurit gej është dhurata më e bukur e Zotit për mua”, deklaroi Tim Cook.

Orientimi seksual i tij ishte folur gjerësisht edhe pse Cook nuk e kishte konfirmuar publikisht.

Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual,”-tha ai.

Miliarderi tha se i vinin email-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

Cook: “Më duhet të bëja diçka për, doja ti demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë”.

Bota homoseksual Shefi i Apple Tim Cook