Anti-Mafia20 Shtator 2018, 12:27

“Shefi kuadrit” i bandave, Xhafaj, njoftoi: – “Edhe 1 vit, ruhuni vetë nga krimi, policia do ndërhyjë më 2019-ë

Shkruar nga Pamfleti

“Shefi kuadrit” i bandave, Xhafaj, njoftoi: - “Edhe 1 vit, ruhuni vetë nga krimi, policia do ndërhyjë më 2019-ën

Deklarata e ministrit dështak e demagog Fatmir Xhafaj, për t’u lënë liri mbajtje e përdorimi armësh, personave dhe grupeve kriminale, nuk është bërë në 50 vitet e fundit, as nga ministrat e Ugandës, Senegalit e Xhibutit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, “finoku” që është pjesë e brendshme e botës së krimit personalisht, ndërsa familjarisht, “përfaqësuar” me vëllain e tij trafikant, ka deklaruar kapitullimin e plotë, të platformës “Forca e ligjit”, duke u dorëzuar para forcës së krimit,

Pas 2 muajve i ngujuar e gojë kyçur, prej triumfit të krimit mbi shtetin në Shkodër, Elbasan, Tiranë, Durrës, Laç, Lezhë, Vlorë, Fier e kudo, ministri Fatmir Xhafaj ka nxjerr kokën nga bunkeri i turpit, jo për të deklaruar largimin nga detyra, por për t’u thënë shqiptarëve, se ka larguar policinë, nga lufta kundër krimit.

Dështaku i kapur prej krimit, kokë-ulur e me “zë mize në qyp”, pranoi botërisht, se krimi në Shqipëri, ka marrë pushtetin, ka thyer Policinë e Shtetit, ka futur në “thes” krerët e politikës e qeverisë dhe po sundon me përmasa gjigante.

Skandali në qëndrimin e këtij ministri “lolo” i krimit, ishte deklarata për personat dhe bandat e armatosura, se policia paska ka vendosur, të mos veprojë ndaj tyre, deri në vitin 2019, duke i lënë të lirë të veprojnë!

Po citojmë pjesën skandaloze të deklaratës së Xhafajt: – “Ministria e Brendshme është e angazhuar, që në vitin 2019 të nisë operacionin, për shkatërrimin e plotë të armëve të tepërta. Reformat e vëna në lëvizje, kanë pikërisht këtë qëllim”.

Ministri, të cilin tashmë e kanë etiketuar si “shef kuadri” i bandave, njoftoi shqiptarët dhe të huajt, që punojnë e vijnë për vizita në Shqipëri, se edhe 1 vit, duhet të mbrohen vetë nga personat dhe bandat e armatosura, mbasi policia do ndërhyjë në vitin 2019, për t’i ç’armatosur”.

Deklarata e Fatmir Xhafajt, për t’u lënë afate e liri mbajtje dhe përdorimi armësh, personave e grupeve të armatosura kriminale ose jo, nuk është bërë në 50 vitet e fundit, as nga ministrat e brendshëm të Ugandës, Senegalit e Xhibutit, por ja që u bë, nga ministri i brendshëm shqiptar, familjarët e të cilit dhe ai, janë pjesë drejtuese, në “kryesinë” e pushtetit të krimit./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “Shefi kuadrit” i bandave njoftoi: - “Edhe 1 vit policia do ndërhyjë më 2019-ën ruhuni vetë nga krimi Xhafaj