Sport27 Nëntor 2022, 17:08

Sheikët nuk i ndahen Kristiano Ronaldos, klubi arab i ofron portugezit 216 milionë euro për 3 vjet

Shkruar nga Pamfleti
Sheikët nuk i ndahen Kristiano Ronaldos, klubi arab i ofron portugezit 216

Sheikët nuk i ndahen Kristiano Ronaldos, klubi arab i ofron portugezit 216 milionë euro për 3 vjet

Kristiano Ronaldo e mbylli zyrtarisht me Mançester Junajtid, ndërsa pritet për t’u kuptuar se ku do të vijojë karrierën. Një opsion konkret, që e pret prej kohësh, është Arabia Saudite, aty ku sheiku Al Nassr është gati ta “veshë me ar”: 216 milionë euro për një kontratë tre vjeçare.

Ronaldo mjafton të pranojë, të firmosë kontratën për të fituar miliona pafund. Në fakt, sheiku Al Nassr u përpoq edhe gjatë verës për të joshur CR7, fakt që pranoi edhe ky i fundit.

Në moshën 37-vjeçare kjo duket një ofertë perfekte, çdo lojtar tjetër do ta kishte pranuar pa hezituar shumë, por ego e Ronaldos e shtyn të gjejë një tjetër skuadër që i plotëson kushtet për të konkurruar akoma në nivele të larta në Evropë.

Sport Kristiano Ronaldo sheiku Al Nassr