alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shembja e banesave te ‘5 Maji’, PD kërkon mbledhjen urgjente të “Ligjeve”: Në seancë dëgjimore dhe Erjon Veliaj, Gledis Nano e Erinda Ballanca

19/01/2022, 19:32
ne Politike
A A
PD nuk ka nevojë për hapje apo bashkim pa moral, por për reformim të thellë

PD nuk ka nevojë për hapje apo bashkim pa moral, por për reformim të thellë

Tetë deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve kërkojnë zyrtarisht seancë dëgjimore për çështjen e shtëpive tek zona e 5 Majit. Në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që nuk kanë asnjë përgjigje nga asnjë institucion dhe që ndodhen nën presionin e policisë për prishjen e shtëpive, deputetët e PD-së njoftojnë se i dërguan Kryetares së Komisionit të Ligjeve një kërkesë për seancë dëgjimore të premten.


-Lexo edhe:

Amerikanët tjetër goditje Metës, presidenti dhe LSI përjashtohen nga aktivitetet për 100-vjetorin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

Deputetët Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti, Bledion Nallbati vënë në dukje detyrimin e këtij komisioni për të mbrojtur të drejtat e njeriut, posaçërisht të drejtën e pronës për rastin e familjeve në zonën e 5 Majit.

Në seancë dëgjimore, përveç një përfaqësie nga banorët, janë thirrur edhe përfaqësues nga disa institucione:

  1. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj;
  2. Drejtori i IMT pranë Bashkisë Tiranë;
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano;
  4. Avokati i Popullit, Erinda Ballanca

Deputetët e PD-së kërkojnë gjithashtu edhe paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.

Kërkesa e plotë:

KUVENDI

Nr. _______Prot. Tiranë, më 20.01.2022

KËRKESË
DREJTUAR: ZONJËS KLOTILDA BUSHKA
Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

KËRKUES: 1/3 E ANËTARËVE TË KOMISIONIT

OBJEKTI: 1) Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
2) “Zhvillimin e një seance dëgjimore publike lidhur me problematikën e krijuar në Lagjen “5 Maj”, Bashkia Tiranë, ku është urdhëruar prishja e banesave të qindra familjeve

BAZA LIGJORE: Neni 7 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

E nderuar znj. Kryetare e Komisionit,

Ne deputetët e opozitës kemi ndjekur me në vijimësi dhe me shqetësim problematikën në shembjen e banesave të ndodhura në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4, zona “5 Maji”, Tiranë, nga ndërhyrja e strukturave të IMT pranë Bashkisë Tiranë në zbatim të vendimit nr. 533, datë 22.09.2021 të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, në përputhje me planin e detyruar vendor, përmes kompensimit me shkëmbim për të gjitha pasuritë që preken nga realizimi i projektit “Për zonën e re për zhvillim një njësinë administrative nr.4 dhe 8, zona “5 Maj”, Bashkia Tiranë”. Problematika është bërë prezent nga një grup banorësh të Njësisë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 Tiranë për prishje të banesave të tyre, në media dhe pranë institucioneve përgjegjëse. Duke qenë se cështja është me natyrë urgjente, prek një të drejtë themelore siç është e drejta e pronës, gjykojmë se Komisioni ynë, si Komision përgjegjës për të drejtat e njeriut duhet të marrë në trajtim menjëherë shqetësimin e shprehur nga banorët.

Në këto kushte, në përputhje me pikën 2 të nenit 32 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohet se: “Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren edhe me kërkesën e jo më pak se ¼ së anëtarëve të Komisionit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje”, si dhe nenit 36 të saj, ku parashikohet se: “Komisioni është i detyruar të zhvillojë seanca dëgjimore publike me anëtarë të Këshillit të Ministrave, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim”, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi situatën, veprimet e institucioneve përgjegjëse, shqetësimit të qytetarëve, dhe respektimit të të drejtës së pronës,

KËRKOJMË:
“Thirrjen e mbledhjes së Komisionit për për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ditën e premte, datë 21.01.2022, ora 11:00, me këtë rend dite:
“1. Zhvillimin e një seance dëgjimore publike me:
a) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj;
b) Drejtorin e IMT pranë Bashkisë Tiranë;
c) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Gledis Nano;
d) Avokatin e Popullit znj. Erinda Ballanca
e) Përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.
2. Paraqitja nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve”.

Kjo kërkesë e një grupi deputetësh, që përbëjnë 1/3 e anëtarëve të Komisionit, bazohet edhe në nenin 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Nën dritën e këtij parimi, merr përparësi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nënkupton të drejtën e pushtetit legjislativ për t’u informuar dhe për të realizuar mbikëqyrjen për zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta, me qëllim marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin e paligjshmërisë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sipas rasteve konkrete. Të gjitha çështjet që përmbajnë në vetvete një interes publik përfshihen brenda funksionit të kontrollit parlamentar. Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe respektimi i parimeve të shtetit ligjor,është cështje me interes madhor publik.

Pë sa më lart, lutemi thirrjen e mbledhjes së Komisionit në orën dhe datën e propozuar nga ana jonë, për të diskutuar mbi çështjen objekt të kësaj kërkese.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,
ANËTARËT E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT:

GAZMENT BARDHI ENKELEJD ALIBEAJ
DHURATA ÇUPI (TYLI) SAIMIR KORRESHI
GRETA BARDELI DASHNOR SULA
ELDA HOTI BLEDION NALLBATI

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Amerikanët tjetër goditje Metës, presidenti dhe LSI përjashtohen nga aktivitetet për 100-vjetorin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

16/05/2022, 20:17
Politike

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

16/05/2022, 20:00
Politike

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35
Politike

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Politike

Punësimet politike në administratë, Rama fajëson Metën: Ndodhën për shkak të LSI-së

16/05/2022, 19:24
Politike

“Më thërrasin Muharrem Berisha”, pas ish-gardistit në Lezhë, tjetër demokrat i tregon dashurinë Berishës

16/05/2022, 19:20
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
“FSHF nuk më deshi, vetëm Loriku më telefonoi”, Armand Duka reagon pas deklaratës së Granit Xhakës

“FSHF nuk më deshi, vetëm Loriku më telefonoi”, Armand Duka reagon pas deklaratës së Granit Xhakës

Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas, si do të devijohet lëvizja nga nesër

Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas, si do të devijohet lëvizja nga nesër

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Amerikanët tjetër goditje Metës, presidenti dhe LSI përjashtohen nga aktivitetet për 100-vjetorin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

16/05/2022, 20:17
Shitja e Çelsit fernohet për shkak të Abramoviç, skuadra londineze rrezikon regjistrimin në sezonin e ardhshëm

Shitja e Çelsit fernohet për shkak të Abramoviç, skuadra londineze rrezikon regjistrimin në sezonin e ardhshëm

16/05/2022, 20:16

Mbeti i plagosur me armë, flet ish-kandidati i PS: Ishte atentat i mirëfilltë, plumbi më kapi në këmbë

16/05/2022, 20:07

“Presidenti i ri”/ Deputetja e PD: Rama po bën hile, ne kemi propozuar 4 emra që t’i zgjedhë maxhoranca

16/05/2022, 20:00

BE-së i soset durimi me Vuçiçin, ultimatum të vendosë sanksione ndaj Rusisë

16/05/2022, 20:00
Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

16/05/2022, 19:54
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika
  • Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #edirama #amerika #mashtrime #skavica #projekte #qeveria

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In