Pas ngritjes së grupit të kontrollit nga ana e KLSH për rrëshqitjen e rrugës në aksin nacional Llogara-Borsh, ditën e sotme kanë mbërritur Audituesit e këtij institucioni në terren.
Përgjatë ditës së sotme, audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshqitjes së rrugës, duke kryer dhe raportin përkatës.
Aktualisht rruga kalohet me shumë vështirësi ndërsa pjesa ku ka rrëshqitur është mbuluar me qëllim që ujërat e shirave të mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit po shikon me imtësi të gjithë proçedurën që prej anës dokumentare për mirëmbajtjen e rrugës, që e ka në ngarkim “Salillari” sh.p.k dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer apo nuk janë kryer në të.