Kulture28 Korrik 2018, 11:18

Shembja e Teatrit , Robert Ndrenika ironizon Bashën: Më hape sytë dhe më rrite vigjilencën, i gatshëm të marr pjesë në

Shkruar nga Pamfleti
Shembja e Teatrit , Robert Ndrenika ironizon Bashën: Më hape sytë

Shembja e Teatrit , Robert Ndrenika ironizon Bashën: Më hape sytë dhe më rrite vigjilencën, i gatshëm të marr pjesë në vendosjen e minave

Çështja për shembjen e Teatrit Kombëtar ka marr përmasa të mëdha. Pas dekalratve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë më parë në një konferencë shtypi, ka ardhur edhe reagimi i aktorit të madh shqiptar, Robert Ndrenika.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai i është përgjigjur Bashës duke thënë se ai ka marr besën e shqiptarit se teatri do të ndërtohet duke mos u cënuar asnjë centimetër katror nga territori aktual.

Statusi i Robert Ndrenikës:

I dashur Zoti Lulzim Basha!  Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere  me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me  PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR)

E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT. Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te  marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT.

Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien  viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”.

 

Kulture Lulzim Basha Robert Ndrenika teatri