Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemajka njoftuar ditën e sotme se do të ndërtohet një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me Covid-19.
Gjatë një konference për shtyp ai është shprehur se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera.
“Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, ka thënë Zemaj.
Paralajmëri për një spital të ri vetëm për pacientët e infektuar me Covid-19, ka ardhur pasi Kosova ditët e fundit ka shënuar rekorde viktimash dhe të infektuarish.
Gjata tre ditëve të fundit 41 persona kanë humbur betejën nga koronaviruis, ndërsa 708 persona janë infektuar.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka ngritur alarmin se sistemi shëndetësor në Kosovë është drejt kolapsit.