Aktualitet28 Janar 2023, 10:34

Shënim: Edi Rama u hap si “vaji në lakra”

Shkruar nga Pamfleti

Shënim: Edi Rama u hap si “vaji në lakra”

I dehur nga deliri i madhështisë dhe me taksat e shqiptarëve, filloi të bridhte shpesh nëpër Botë, për të bërë rolin e “Liderit global”, duke thënë broçkulla që nuk ia dëgjonin as recepsionistët e kancelarive, prandaj tipa të tillë snobistë, megalomanë e aventurierë, kur e teprojnë zullumin, nëse nuk thyejnë qafën, “ikin nga sytë këmbët”

Skandali “Neza-McGonigal” i Edi Ramës, është provë e një shtetari megaloman, të pushtuar nga deliri i madhështisë absolute deri në dominancë psikike, se është mbi të tjerët e aq fuqiplotë, sa ka të drejtë të bëjë gjithçka, të mos preket e të gjithë të heshtin.

Për tipa të tillë si Edi Rama, populli thotë: – “U hap si vaji në lakra”; që ka kuptimin se ka kaluar caqet, ka trashur zullumin, ka cenuar të drejtat dhe është bërë i neveritshëm e i padurueshëm, të cilit i vjen ora që thyen qafën, por edhe në mos e theftë qafën, “ikën nga sytë këmbët”.

Si “vaji në lakra”, u hap Edi Rama, kur Fatos Nano e solli nga emigracioni dhe e bëri ministër e më pas kryetar Bashkie të Tiranës, deri sa ia hoqi një e nga një “dërrasat” e fuqisë në PS.

Me snobizëm e brutalitet, iu vërsul kolegëve me denigrime e dhunë si grave që e kishin braktisur; ndërsa lulishteve, shtëpive monumente kulture, kinemave, bibliotekave, librarive, këndeve të lojërave, muzeve e deri WC-të publike, u vuri fadromat për të ndërtuar kulla.

Si “vaj në lakra u hap” Edi Rama, pasi spostoi Nanon dhe u bë kryetar i PS e kryeministër, duke zëvendësuar profesorët, ekspertët e të ndershmit; me dallkaukë, analfabetë, kriminelë, hajdutë, trafikantë, përdhunues, kontrabandistë e konkubina.

Si “vaj në lakra u hap” e nuk përfilli ligjin, kur krijoji bandën e oligarkëve dhe u ndau zonat e trojeve, kullave, bregdetit, energjisë, ushqimeve, tokave, pyjeve e lumenjve për HEC-ve, madje megjithëse është kryeministër i vendit më të varfër të Ballkanit e Europës, krijoi kompani ajrore me Cartera personal me suitë luksoze.

Si “vaj në lakra u hap”, kur bëri ligjin special “Fusha” dhe shtroi në dajak artistët e rrafshoi Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar kulla për interes të tij, e sidomos me aferën 430 milionë Euro të landfilleve, me 12 vendime qeverie brenda ditës.

Si “vaj në lakra u hap”, kur me taksat e shqiptarëve, filloi të mbushte çarterin me konkubina, e kllounë ekranesh dhe shkonte çdo javë në Turqi, për orgji në sarajet e Erdoganit dhe mafiozëve turq, që u ka dhënë mbi 3 miliardë Euro koncesione, tenderë e pasuri në Shqipëri.

I dehur nga deliri i madhështisë dhe me taksat e shqiptarëve, filloi të bridhte nëpër Botë, ku hapte ekspozitat e pikturave të tij, por edhe për të bërë rolin e “Liderit global”, duke thënë broçkulla që nuk ia dëgjonin as recepsionistët e kancelarive; prandaj të tillë kur e teprojnë zullumin, nëse nuk thyejnë qafën, u ulet hunda e struken, siç i ndodhi pas zbulimit të skandalit “McGonigal”.

Harbim është skema për amnistinë fiskale, duke u bërë karshillëk partnerëve SHBA-BE, me psiko-delirizmin se është më i fuqishmi prej tyre, apo  kur sulmoi Ambasadoren Yuri Kim dhe financoi skenarin për të kapur drejtimin e SPAK.

Si “vaji në lakra” u hap Edi Rama, kur futi gjuhën turke si gjuhë të huaj me detyrim në shkolla; dhe bashkë me Aleksandër Vuçiç e Hashim Thaçin, iu fut aventurës për të ndryshuar kufijtë e Kosovës, dhe kur i dha Serbisë zonë të lirë portuale në Durrës./Pamfleti

Kryesore #Edi Rama u hap si “vaji në lakra” Shënim