Bota19 Dhjetor 2022, 19:06

Shërbimet inteligjente: Vladimir Putin ka shtyrë pushtimin e Ukrainës tre herë

Shkruar nga Pamfleti
Shërbimet inteligjente: Vladimir Putin ka shtyrë pushtimin e

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtyrë tre herë pushtimin e Ukrainës, i cili u zhvillua më 24 shkurt. Kjo është thënë nga Vadym Skibitskyi, një anëtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Para pushtimit, Putin u konsultua gjerësisht me shefin e shtabit, Valery Gerasimov , dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu , dhe e shtyu ofensivën tre herë, më së fundi në mes të shkurtit, shkroi Skibitskyi në faqen e internetit të inteligjencës ushtarake”, shkruan Ukrinform.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm i Federatës Ruse, i bëri llogaritë keq, pasi njësitë ushtarake ruse u pajisën me ushqim, municion dhe karburant vetëm për tre ditë. Përveç kësaj, inteligjenca ukrainase mori shumë informacione nga banorët vendas të cilët raportuan se “sa pushtues qëndrojnë në çdo vendbanim dhe në cilën ndërtesë ndodhen.

“Atëherë ishin shërbimet ruse të FSB-së, që e shtynë Gerasimovin të pushtonte. Rusët ishin të sigurt se kishin bërë përgatitje të mjaftueshme, sepse kishin investuar burime të mëdha në të. Sidoqoftë, Shtabi i Përgjithshëm rus kishte bërë një llogaritje të gabuar serioze, aq sa forcat e armatosura ruse ishin pajisur me furnizime me ushqime, municione dhe benzinë për vetëm për 3 ditë.”, shkroi Shoigu.

Bota pushtim Ukrainë. Vladimir Putin