
Shërbimet dixhitale kanë përplasur këtë të martë sistemin bankar me Qeverinë. Në Forumin me temë: Digjitalizimi kundrejt parasë fizike, kreu i Shoqatës së Bankave Bledar Shella tha se duke nisur nga viti 2017, system banker shqiptar ka investuar 75 milionë euro për dixhitalimin e shërbimeve.
Investim i cili nuk ka marrë të njëjtën përgjigje nga shteti shqiptar. Shella tha se ende nuk janë ndërmarrë nismat ligjore për t’i nxitur qytetarët t’i drejtohen veprimeve online, ndërkohë që bankave nuk u është krijuar askes në e-albania, edhe pse Qeveria ka hequr sportelet për pjesën dërrmuese të shërbimeve të ofruara nga administrata publike.
Nuk ka qenë i këtij mendimi zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Ai ka thënë se tashmë Qeveria ka bërë gjithçka duhet sa i përket procesit të dixhitalimit, dhe se tashmë është sektori privat ai që duhet të ndjekë ritmin. Ai e quajti shumë të ulët investimin e bërë nga bankat në procesin e dixhitalizimit, duke thënë se investimi i Qeverisë është disa herë më i lartë.
Qëndrim tjetër mbajti Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduard Shalsi. Sipas tij, administrata publike është prapa sistemit bankar sa i përket risive.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pranoi disa prej problemeve teknike të dixhitalizimit, siç është nënshkrimi elektronik,
Forumi Dixhitalizimi kundrejt parasë fizike mblodhi përfaqësuesit e sistemit banker në vend dhe në rajon, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore.
Shoqata e Bankave theksoi nevojën e digjitalizimit të pagesave për uljen e informalitetit në ekonomi, aksesin e qytetarëve në financë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave. /Scan