Politike31 Janar 2023, 21:24

“Shërbyes i Ramës”, Metës nuk i del inati me Bashën: Është mashtrues i rëndomtë, shkatërroi PD

Shkruar nga Pamfleti
“Shërbyes i Ramës”, Metës nuk i del inati me

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti ish kryetrarin e PD-së, Lulzim Basha një mashtrues të rëndomtë që bënë gjithçka në funksion të Edi Ramës, ku përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

I pyetur në lidhje me rolin e Bashës dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr, Meta tha se dorëheqja e Bashës nuk ekziston në gjykatë.

“Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme”, tha Meta për emisionin  “Debat” në “A2”

Meta akuzoi Bashën për ngërçin në të cilin ndodhet opozita sot, pasi sipas tij kjo ishte një lojë e përbashkët e Bashës me Ramën, teksa shtoi se ky i fundit e kishte në dorë ish kryetarin e PD-së.

Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama – Basha. Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës. Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje”. Pra, këto janë gjëra të qarta”, tha Meta për emisionin  “Debat” në “A2”

Politike Basha Meta Rama