Anti-Mafia11 Gusht 2018, 21:29

“Shërohet” Adriatik Llalla nga epilepsia, “kura” e vetme që i bëri derman ishte largimi i Donald Lu n

Shkruar nga Pamfleti

"Shërohet" Adriatik Llalla nga epilepsia, "kura" e vetme që i bëri derman ishte largimi i Donald Lu nga Shqipëria. “Foto” duke krasitur pemët te vila e sekuestruar


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Shtohet aktiviteti i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla në Shqipëri, si për të treguar se është i lirë, dhe se është gati të përballet me drejtësinë.

Përmes fotove të sponsorizuara shkruhet se ishte me prindërit (ndjesë dhe ua shtoftë zoti jetën nëse janë në këtë botë, por me sa informohemi s’jetojnë më) sa duke krasitur pemët tek njëra nga vilat në Tiranë, që me sa dimë ne është sekuestruar.

Të gjitha këto, shtuar dhe mosdaljen publike me zë dhe figurë asnjëherë në Tiranë gjatë tërë këtyre kohëve, mediat janë gati t’ia japin me pash këtë mundësi, na shton dyshimin se Llalla po tenton të tregojë se nuk është në Gjermani.

Ndoshta dhe po tenton presionin ndaj atyre që u ka bërë ndere në kupolën politike dhe si një thirrje për të pasur mbrojtje prej tyre, në kompensim të mbajtjes së gojës të mbyllur.

Ndonëse gjykata s’fali dhe vendosi sërish për të mbajtur nën sekuestro një pjesë të pasurisë së tij me vlerë prej 1 miliardë euro, brenda së cilës është dhe vila luksoze ku po “krasiste” pemët sipas fotos.

Ai që bie në sy është fakti se Adriatik Llalla po tenton të shfaqet aktiv në sytë e shqiptarëve, duke treguar se dhe sëmundjen e epilepsisë, me të cilën kërkoi azil në Gjermani, me sa duket e ka kaluar.

Dhe tejkalimi i kësaj sëmundjeve që nuk është fort e lehtë, Llalla e ka realizuar pikërisht në momentin kur ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka përfunduar mandatin e tij dhe është larguar nga Shqipëria, duke u paraqitur në Kirgistan për detyrën e re.

Duke treguar se Adriatik Llalla me sa duket “kurën” e vetme dhe efikase për të tejkaluar sëmundjen e epilepsisë paska pasur pikërisht largimin e Donald Lu nga Tirana.

Madje me largimin e ambasadorit amerikan sikur është “çliruar” dhe Ilir Meta, i cili po e shfrytëzon këtë kohë të nxehti gushti me pushime në klimë malore në Pervallë të Kosovës, bashkë me Çim Pekën dhe këshilltarët e tjerë të tij në Presidencë./Pamfleti

 

Anti-Mafia "kura" e vetme që i bëri derman ishte largimi i Donald Lu nga Shqipëria "Shërohet" Adriatik Llalla nga epilepsia “Foto” duke krasitur pemët te vila e sekuestruar